Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Objekt i disa atentateve, Marklen Haka arrestohet për dosjen e përgjimeve të “SKY”

Editor by Editor
September 6, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Objekt i disa atentateve, Marklen Haka arrestohet për dosjen e përgjimeve të “SKY”

Marklen Haka

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Marklen Haka, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”, është arrestuar nga policia në zonën e Niklës të Krujës.

Marklen Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrës në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kësaj kohe, dyshohej se Marklen Haka fshihej në Dubai. E paqartë mbetet se si ai mund të ketë kaluar kufirin.

Arrestimin e konfirmoi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në një reagim në rrjetet sociale. “Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës. Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë”, shkruan Hoxha.

33-vjeçari Marklen Haka u ka shpëtuar 2 atentateve. Në vitin 2022 ai u qëllua me një plumb në nofull. Në 2019, i shpëtoi një atentati në derën e shtëpisë, por si pasojë e të shtënave humbi jetën halla e tij.

Po në vitin 2022 ai ishte ndaluar nga policia sepse u kap me pistoletë, por arresti zgjati shumë pak dhe u lirua nga gjykata. I skeduar si pjesë e grupeve kriminale në Nikël, ai në 2011-n ka qenë i arrestuar si i dyshuar edhe për një vrasje në ish-Bllok, por fitoi lirinë për mungesë të provave.

E këtu dolën në pah aleancat e krimit, interesat e tyre dhe bashkimi i forcave për ekzekutimin e kundërshtarëve.

Një prej këtyre aleancave ishte edhe ajo me Ervis Martinajt dhe ish-deputetit Arben Ndoka për të kryer vrasjen e Durim Bamit, një eksponent i njohur në botën e krimit.

Ndoka donte ta vriste Bamin në shenjë hakmarrjeje pasi dyshonte se ishte një nga ekzekutorët e vëllait të tij në vitin 2017.

Tags: Marklen Haka
Previous Post

Hije skandali seksual pas dorëheqjes së Alfred Pezës – LETRA

Next Post

Ëndrra për t’u bërë futbollist kalon nga… Arjana Sina/ LIDHJA me Armand Dukën dhe skema me kartelat mjekësore të fëmijëve

Next Post
Ëndrra për t’u bërë futbollist kalon nga… Arjana Sina/ LIDHJA me Armand Dukën dhe skema me kartelat mjekësore të fëmijëve

Ëndrra për t'u bërë futbollist kalon nga... Arjana Sina/ LIDHJA me Armand Dukën dhe skema me kartelat mjekësore të fëmijëve

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

June 7, 2025
Do dërgohej në Kongo, gjendet “Land Roveri” plot armë dhe fishekë në portin e Durrësit

Do dërgohej në Kongo, gjendet “Land Roveri” plot armë dhe fishekë në portin e Durrësit

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al