Procesi i numërimit të votave në qarkun më të madh të vendit, Tiranën, po shkon drejt fundit, me 931 nga 1282 qendra votimi të përpunuara dhe rreth 8,599 zarfe nga diaspora të numëruara nga 42,384 gjithsej.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ:
-
Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm me një epërsi prej afro 40 mijë votash, duke siguruar 19 mandate të sigurta në Kuvend.
-
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë deri tani 105,721 vota, që i japin 14 mandate, por një prej tyre është në rrezik nga Partia Mundësia e Agron Shehajt.
-
Agron Shehaj i nevojiten vetëm 181 vota të tjera nga kutitë e mbetura për të fituar mandatin e dytë në këtë qark, çka do ta ulte përfaqësimin e PD-së në 13 deputetë.
Ndërkohë:
-
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit siguron hyrjen në Kuvend me një mandat historik për një forcë të majtë të re.
-
Partia Socialdemokrate (PSD) po ashtu futet në Parlament me një mandat.
-
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet i Adriatik Lapajt arrin të kapë një mandat në këtë qark.
Tirana, me 36 mandate në total, mbetet vendimtare për balancat e reja parlamentare dhe po shfaq një pluralizëm të zgjeruar, me përfaqësim nga një numër më i madh forcash politike krahas PS dhe PD.