Derbi Tirana-Partizani u mbyll në paqe 1-1, por gjatë gjithë ndeshjes nuk mungoi tensioni. Në fakt, edhe pas takimit, në tribunat e “Air Albania” ka patur përplasje mes tifozërive, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të FNSH. Mësohet se janë shkulur edhe ulëse dhe situata është kthyer në normalitet vetëm pas disa minutash.
Pamje të tilla janë mjaft të shëmtuara dhe nuk i shërbejnë aspak elitës së futbollit shqiptar. Sa i takon takimit, golit të Hasanit iu përgjigj Keko. Tirana dhe Partizani janë dy nga pretendentët kryesorë për titullin kampion në fund. Se kush do ia dalë mbanë, këtë do e tregojë koha.