Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Nuk ka më dinar serb në Kosovë, hyn në fuqi vendimi i BQK për pagesat me euro

Editor by Editor
February 1, 2024
in KOSOVA, KRYESORE
0
Nuk ka më dinar serb në Kosovë, hyn në fuqi vendimi i BQK për pagesat me euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme që parasheh përdorimin vetëm të valutës euro, vendim që ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët përdorin dinarin serb. Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

Komuniteti ndërkombëtar kishte kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”. Ekzekutivi kosovar tha se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

Megjithatë, nga 1 shkurti nuk do të lejohet importi i parave nëse institucionet që e bëjnë importin, nuk janë të licencuara nga BQK-ja. Më 31 janar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se do të nisë një fushatë për informimin e qytetarëve për këtë rregullore, duke shtuar se shpreson që do të ketë bisedime mes bankave qendrore të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një mekanizmi për transfer transparent të mjeteve.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se të gjitha bankat komerciale në shtet janë udhëzuar që të hapin degë në veri, teksa BQK-ja i ka obliguar ato që të ofrojnë xhirollogari bazike, pa kosto për poseduesit e tyre. Ndërkaq, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve është paralajmëruar se do të nisë operimin në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicës serbe, në mënyrë që bizneset atje të mund të regjistrohen dhe fiskalizohen. Pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës se nuk do të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania,Franca, Gjermania dhe Italia dhe përfaqësuesit e këtyre shteteve në Kosovë, më herët kanë bërë thirrje për shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së. Presidenca serbe nuk u deklarua për takimin e Vuçiçit me QUINT-in. Por, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se në takim u diskutua pikërisht për vendimin e BQK-së dhe tha se situata e shkaktuar nga ky vendim “është më e vështirë se kurrë më parë”.

“Ishte e qartë për të gjithë në takim se [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti është fajtori kryesor. Serbët në ‘Kosovë dhe Metohi’ kanë të drejt të jetojnë, të përdorin transaksionet për pagesa dhe institucionet tona të jenë funksionale. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga këto”, tha ai për Radio Televizonin e Serbisë.

Sipas Petkoviqit, Vuçiç do të vazhdojë diskutimet për vendimin e BQK-së dhe do të flasë publikisht për këtë çështje në ditët në vijim. Hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së ka ngritur shqetësime te popullata serbe në Kosovë, e cila ka përdorur dinarin serb për të kryer pagesa. Me këtë valutë, pagën e kanë marrë edhe punonjësit në institucioneve serbe në Kosovë, por edhe me dinarë janë paguar edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët janë përdorur në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, paraprakisht e kishte thënë se vendimi i BQK-së rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë./Rel/

Tags: bqkdinari serbKosove
Previous Post

Lamborghini dhe vila/ Sekuestrohen 550 mijë euro të të dënuarve për prostitucion në Elbasan

Next Post

Cili është vendi më i çuditshëm ku keni bërë s*ks? Përgjigjen banorët e BBVIP

Next Post
Cili është vendi më i çuditshëm ku keni bërë s*ks? Përgjigjen banorët e BBVIP

Cili është vendi më i çuditshëm ku keni bërë s*ks? Përgjigjen banorët e BBVIP

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Albania 2.1 e mikut të Ramës/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Albania 2.1 e mikut të Ramës/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

June 7, 2025
VIDEO/ Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al