Eroz Grezda nuk është më lojtar i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar gjithçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur 9 ndeshje me kryeqytetasit në edicionin 2023/2024, pa mundur dot asnjëherë të tregojë veten. Grezda ka mbajtur veshur më parë fanellën e Osijek dhe Sibernik.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.
Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin” – shkruan klubi.