Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri të Kosovës, pasi një makinë përplasi një grua shtatzënë.
Dyshohet se gruaja ka humbur binjakët e saj të palindur, ndërsa vetë është në gjendje të rëndë.
“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa autori ndodhet në paraburgim.