Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga vjedhjet, te konfliktet dhe aksidentet, 11 të arrestuar në Tiranë

Editor by Editor
December 8, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga vjedhjet, te konfliktet dhe aksidentet, 11 të arrestuar në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, për vepra të ndryshme penale. Arrestimet janë bërë për vjedhje, përfshirje në konflikte dhe aksidente.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin M. Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për shitjen e një automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin G. K., 49 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– N. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal në rrugën “Muhamed Gjollesha”;

– P. B., 60 vjeç, E. Xh., 30 vjeç, B. Q., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tish Daija”, kanë kanosur me fjalë dhe goditur për shkak të detyrës, inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

– F. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë, si dhe proceduan penalisht shtetasin H. Sh., 21 vjeç, banues në Krujë. Në një lokal në Krujë shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin F. Sh., i cili ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa shtetasit H. Sh., i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– M. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– T. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– M. A., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen V. C., 44 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.–
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. B., 33 vjeç, A. M., 40 vjeç, dhe F. S., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme rreth orës 21:30, në rrugën “Kastriotët”, janë konfliktuar dhe kanë goditur me automjet shtetasin H. H., 37 vjeç. Si pasojë 37-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.–
Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja K. L., 35 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e saj 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous Post

Trafiku i 485 kg kokainë, SPAK mbyll hetimet për grupin e ish-kryebashkiakut të Frakullit

Next Post

Pacolli ka zbuluar nëse ka pasur komunikim me Naim Murselin natën e krimit

Next Post
Pacolli ka zbuluar nëse ka pasur komunikim me Naim Murselin natën e krimit

Pacolli ka zbuluar nëse ka pasur komunikim me Naim Murselin natën e krimit

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj kërkon lirimin nga burgu

Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj kërkon lirimin nga burgu

June 9, 2025
Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Drimadhe e Jalë, pezullohen nga detyra 5 punonjësit e IMT në Himarë

Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Drimadhe e Jalë, pezullohen nga detyra 5 punonjësit e IMT në Himarë

June 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al