Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në vend të parave merrnin kokainë/ Skema, si Lorela shfrytëzonte të miturat për prostitucion

Editor by Editor
March 19, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Në vend të parave merrnin kokainë/ Skema, si Lorela shfrytëzonte të miturat për prostitucion
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e autoriteve greke për 31-vjeçaren shqiptare, Lorela Kapaj, e cila akuzohet se së bashku me shokun e saj, një 34-vjeçar grek, rekrutonin vajza të mitura të cilat shfrytëzoheshin për prostotucion.

Sipas hetimeve, Lorela ndihmonte një vajzë 15-vjeçare greke me iniclaet Th.Dh. dhe një 17-vjeçare shqiptare me inicialet M.L. për të gjetur klientë për prostitucion. Sipas dosjes hetimore, të miturat shpesh herë në vend të parave “paguheshin” me lëndë narkotike, kokainë.

Raportohet se të arrestuarave të mparshme, sot iu shtua edhe një 25-vjeçare, e cila dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari. Mediat greke raportojnë se 25-vjeçarja me emrin Maria, bashkëpunonte edhe me të dashurin e saj, krahas personave të tjerë të përfshirë, të cilët tanimë janë arrestuar.

Roli i Marias dhe pagesat përmes kokainës

25-vjeçarja Maria, dyshohet se krijonte kontakte me të miturit që në verën e vitit 2023 dhe i ka ndihmuar ata në gjetjen e “klientëve”, duke marrë nga paratë që të miturit kanë fituar.

Maria dyshohet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturit, 200-400 euro,  ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime.

Dyshohet se disa nga klientët, me ndërmjetësim të 25-vjeçares, u siguronin vajzave në vend të parave lëndë narkotike, konkretisht kokainë.

Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, dy prej tyre akuzohen se kanë transportuar të miturat në hotelet ku zhvilloheshin takimet. Njëri prej tyre punonte si taksist, ndërsa personi tjetër i arrestuar dyshohet se ishte në një lidhje dashurie me  25-vjeçaren.

Po ashtu, efektivët e policisë arrestuan një 21-vjeçare, e cila po ashtu është përfshirë në rrjetin e rekrutimit të të miturve.

Të arrestuarit akuzohen për veprën e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë përfshirë në dosjen e ngritur nga autoritetet dhe po hetohen. Bëhet fjalë për pesë persona të arrestuar në janar të vitit 2024, ku rol drejtues sipas autoriteteve kishte shqiptarja, Lorela.

Lorela pretendoi se ishte përpjekur të ndihmonte 17-vjeçaren e shfrytëzuar, e cila denoncoi rrjetin e prostitucionit, gjë e cila çoi në zbardhjen e çështjes.

“E takova 17-vjeçaren kur ajo ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për të bërë qerpikët. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata, të rastit. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të shpëtonte. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët”, theksoi shqiptarja para autoriteteve.

Previous Post

Denoncimi i Këlliçit: Agron Malaj i ka dhënë vëllait leje për HEC

Next Post

Babai i Bejtjes tregon si i vranë të birin: Hynë në serë…

Next Post
Babai i Bejtjes tregon si i vranë të birin: Hynë në serë…

Babai i Bejtjes tregon si i vranë të birin: Hynë në serë…

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat tuaja! Ja si duhet të mbroheni

Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat tuaja! Ja si duhet të mbroheni

June 8, 2025
Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al