Kryebashkiaku i Himarës, ka pezulluar nga detyra mëngjesin e sotëm 5 punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë.Burime për bëjnë me dije se shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.
Lidhur me këtë para disa ditësh pati edhe disa procedime. Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, mësohet se IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime. Ndërkohë që sot, në Dhërmi, ka nisur puna për prishjen e 5 objekteve.
Sipas informacioneve, kishte nisur ndërtimi i kapanonëve që do të shërbenin për mbajtjen e materialeve për ndërtimet që do bëheshin më pas.