Kisha Katolike në Shkodër ka ulur flamujt në gjysmështizë, në shenjë nderimit për Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Ulja e flamujve dhe njoftimi përmes rënies se kumoneve, është pjesë e protokollit solemn që ndiqet nga të gjitha dioqezat katolike pas ndarjes nga jeta të Papës, udhëheqësit shpirtërore te besimtarëve në mbarë botën.
Nga Shkodra, qyteti që ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të katolicizmit në Shqipëri, pritet një deklaratë zyrtare për shtyp nga përfaqësues të Kishës Katolike Shqiptare.
Deklarata do të përcjellë reagimin institucional dhe shpirtëror të Kishës ndaj këtij momenti historik.