Sunday, May 11, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mungesë transparence apo mashtrim?! Qeveria Rama refuzon të publikojë anketën “që mbylli” TikTok-un

Editor by Editor
May 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Mungesë transparence apo mashtrim?! Qeveria Rama refuzon të publikojë anketën “që mbylli” TikTok-un
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

I gjithë kabineti qeveritar është mobilizuar për të fshehur anketën me 65-mijë prindër të realizuar si pjesë e Këshillimit Kombëtar në shkolla me mësues dhe prindër në fund të vitit 2024, e cila u përdor nga qeveria shqiptare si argumenti kryesor ku u mbështetet vendimi për mbylljen e TikTok, në prag të fushatës zgjedhore.

Kryeministria, MIA dhe Ministria e Arsimit, të asistuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit zvarritën prej më shumë se 125 ditësh vënien në dispozicion të dokumentit të kërkuar zyrtarit prej 23 Dhjetorit 2024. Pas një sërë ankesash të njëpasnjëshme MAS nëpërmjet një shkrese argumentoi se anketa “është një akt konfidencial”!

Këtë fillim vit, mbyllja e TikTok ishte kryefjala e diskursit publik, pasi shënonte një censurë shumplanëshe të fjalës së lire apo edhe censurës politike, ekonomike e mediatike.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Rama “tundte anketën” ndërsa i përgjigjej edhe vetë rrjetit social, se Shqipëria është një vend demokratik dhe se ndalimi i aksesit të TikTok ishte vullneti i afro 90% të 65 mijë prindërve të anketuar në 1300 takimet e organizuara në të gjithë territorin e vendit me mësues dhe prindër.

“Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut”, – shkruan kryeministri Rama në rrjetin X më 22 Dhjetor 2024.

Rama vijon se “fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë…, – arsyeton Kryeministri Rama.

Një ditë pas këtij postimi, ne i kërkuam Agjencisë për Media dhe Informim një kopje të kësaj ankete. Pasi zvarriti dhënien e një përgjigje përtej afateve ligjore, pas ankesës sonë MIA njoftoi se dokumentin e disponon Kryeministria duke ia përcjellë kërkesën tonë Këshillit të Ministrave.

Dikasteri i drejtuar nga kryeministri Rama, i cili publikisht është angazhuar për rritje të transparencës së dokumenteve publike dhe luftën ndaj dezinformimit, refuzoi dhënien e një përgjigje dhe pas ankesës sonë të dytë pranë Komisionerit iu deshën 24 ditë që të konstatonte se nuk e dispononin anketën e realizuar me prindërit për mbylljen e TikTok. Kryeministria ia përcolli kërkesën Ministrisë së Arsimit.

Ndërsa loja “e ka kush e ka” vijonte brenda ekzekutivit, pas 92 ditësh Ministria e Arsimit, zyrtarisht, argumenton se: “Në përputhje me këtë dispozitë (nenin 17 të ligjit nr. 9000/2003) mendimet e dhëna nga ministritë e linjës dhe shpjegimet e dhëna nga ministrat e linjës për marrjen ose jo në konsideratë, të tyre, si dhe çdo dokumentacion shoqërues janë pjesë e pandashme e detyrimit për ruajtjen e konfidencialitetit të çdo mbledhjeje të Këshillit të Ministrave”.

Thënë thjesht, kopja e anketës me opinionet e lira të prindërve që shpreheshin në masën mbi 90% në favor të mbylljes së TikTok, në këtë vendin demokratik, sikurse u shpreh fortlumturisht kryeministri, konsiderohet dokument konfidencial!

Në kemi kontaktuar sërish kryeministrinë për të mësuar nëse në kuadër të transparencës për këtë vendimmarrje një kopje e rezultateve të anketës i është vënë në dispozicion drejtuesve të TikTok gjatë takimeve që kryeministri ka patur me ta, por kryeministria refuzoi serish të përgjigjej, duke theksuar se “ligji “Për të Drejtën e Informimit” nuk sanksionon detyrimin e autoritetit publik për t’iu përgjigjur pyetjeve apo për të dhënë sqarime”.

TikTok nuk preferoj të bënte komente mbi këtë cështje, por jo zyrtarisht edhe përfaqësues të rrjetit social pohojnë se nuk janë njohur me rezultatet e anketës as në takimet zyrtare që kanë patur me përfaqësues të qeverisë Shqiptare.

Kjo mungesë e thellë transparence dhe ky angazhimi i gjithë ekzekutivit për të refuzuar dhe fshehur me çdo kusht dhënien e informacionit dhe kopjen e një ankete, mbi të cilin është miratuar një VKM që cenon liritë dhe të drejtat e individit dhe fjalën e lirë, ngre pikëpyetje jo vetëm për nivelin e demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies por dhe për ekzistencën e një dokumenti që u tha se ekzistonte por asnjëherë nuk iu prezantua qytetarëve shqiptarë.

AKSK: 5% të individëve me IP publike të rrezikuara nga DPI-ja që mbylli TikTok! Komisioneri aprovoi DPI-në: S’bie ndesh me ligjin!

Më 6 Mars 2025, Këshilli i Ministrave miratoi VKM-në nr.15 “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës online Tik Tok”, në të cilën ngarkoi Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe agjencitë publike të fushës të mbyllin aksesin e rrjetit social në Shqipëri. Një ditë më vonë, AKSK dhe AKEP miratuan një urdhër për marrjen e masave teknike për mbylljen e platformës, që detyronte kompanitë që ofrojnë shërbime interneti për ti zbatuar këto masa brenda datës 13 mars.

Plani teknik i masave të qeverisë Shqiptare dështoi!

Pavarësisht afateve, qytetarët shqiptarë vijonin të aksesonin normalisht platformën TikTok.

Të ndodhur në këto kushte AKSK-ja duke u mbështetur në një marrëveshje të 2023-shit me homologët e tyre izraelit, kërkoi asistencën logjistike dhe teknike të tyre për të bllokuar aksesin e TikTok nëpërmjet teknologjisë DPI (Deep packet inspection).

Autoritetet e Sigurisë Kibernetike Izraelite kanë sjellë në huazim për 12-muaj pajisjet dhe programet si dhe kanë instaluar dhe aktivizuar teknikisht pranë dy operatorëve më të mëdhenj telefonik, Vodafone dhe One, këtë teknologji. E njëjta praktikë është ndjekur edhe me operatorët e tjerë që shpërndajnë internetin fiks në Shqipëri. Të dhënat që grumbullohen nga platforma DPI që është instaluar pranë cdo ISP-je, i dërghen Qendrës së Kontrollit e cila është ngritur pranë AKEP.

Aplikimi e teknologjisë DPI për mbylljen e rrjetit sociale TikTok, e rendit Shqipërinë përkrah vendeve si Egjipti, India, Irani e Rusia për të censuruar aksesin në rrjete sociale. Ky akt ngre pikëpyetje mbi cenimin e privatësisë së qytetarëve shqiptarë dhe rrezikun për përgjim të tyre.

Zyrtarisht AKSK mohon kategorikisht cenimin e privatësisë. Ekpsertët e saj arsyetojnë se komunikimet që transmetohen në internet në vendin tonë, “janë 100% të enkriptuara me çelsa të bazuar në algoritma asimetrik për shkëmbimin e tyre, si edhe simetrik për kodimin e përmbajtjes. Në këto kushte DPI nuk arrin të aksesojë dhe as të lexojë përmbajtjen e komunikimit. DPI sheh vetëm që “diçka po dërgohet diku”, por nuk mund të identifikojë dërguesin, marrësin dhe as përmbajtjen e informacionit”.

Autoriteti i Sigurisë Kibernetike thekson se ka kërkuar edhe opinionin e Komisionerit për Mbrojten e të Dhënave Personale, cili në arsyetimin e tij shprehet se “instalimi i DPI-së pranë ofruesve të shërbimeve të internetit dhe ndërmarrja e hapave teknike nga ana e operatorëve dhe AKEP-it nuk bie ndesh me dispozitat e Ligjit nr. 124/2024”.

Ne i kemi kërkuar Zyrës së Komisionerit gjithë korrespodencën me AKSK-në nga ku rezulton se z. Besnik Dervishi i ka dhënë “dritën e gjelbër” instalimit të DPI-së duke dalë garant për mos cënimin e të dhënave private të qytetarëve shqiptarë. Komisionerit i kanë mjaftuar vetëm pesë orë për të zhvilluar interpretimin juridik dhe kthimin e përgjigjes se mënyra sesi do të aplikohet DPI-ja në Shqipëri nuk shkel ligjin.

Në fakt, ndryshe nga Komisioneri, vetë AKSK pranon se të dhënat private të 5% të individëve që zotërojnë IP publike janë të kërcënuara ndaj profilizimit, por kjo nuk do të ndodhë pasi nuk është ky qëllimi i tyre: “Për individët të cilët zotërojnë IP publike, më pak se 5% e tregut, sugjerohet përdorimi i shërbimeve përmes teknikave të sigurta të enkriptimit, me qëllim garantimin e mosprofilizimit të sjelljes së tyre gjatë lundrimit në internet. Megjithatë theksojmë se, qëllimi i vetëm i përdorimit të platformës DPI është bllokimi i aksesit të platformës TIK TOK në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jo profilizimi i sjelljeve të individëve”, – përfundojnë arsyetimin punonjësit e Autoritetit të Sigurisë Kibernetike.

Ndërkaq, ekspertët në Shqipëri shrehen se përpunimi ose jo i të dhënave nuk duhet lënë në dorë të vullnetit të AKSK, por duhet të garantohen me ligj. Besmir Semanaj, ekspert i çështjeve të sigurisë kibernetike, që ngriti i pari shqetësimin për aplikimin e DPI-së pa një bazë ligjore në Shqipëri thekson se “për këtë 5% rreziku është real dhe i pashmangshëm, dhe aktualisht varet vetëm nga vullneti i AKSK-së nëse dëshiron apo jo të krijojë profile të sjelljes së tyre, përderisa nuk ka asnjë garanci ligjore, as mbikëqyrje të pavarur që ta ndalojë ose kontrollojë këtë praktikë”. Sipas Semanaj kjo përbën një cenim të rëndë të të drejtës për privatësi dhe liri informative dhe bie ndesh me parimet themelore të një shteti demokratik.

Analisti ngre shqetësimin se edhe pas një IP publike të përbashkët, individët nuk janë të mbrojtur ndaj profilizimit: “Përdorimi i një IP publike, si në një rrjet familjar apo zyrë, nuk garanton anonimatin e atyre që ndodhen pas saj. DPI-ja mbetet një mjet i fuqishëm për ndërtimin e profileve të sjelljes, edhe kur përmbajtja e trafikut është e enkriptuar. Rreziku rritet ndjeshëm në mungesë të një kuadri ligjor dhe mbikëqyrjeje të pavarur. Sjelljet online mund të analizohen dhe profilizohen për qëllime të ndryshme, përfshirë survejimin”, – analizon Semanaj.

Mbyllja e TikTok në “Kushtetuese”, Asosacioni i Gazetarëve: Akt i rëndë censure!

Tre organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese VKM-në për mbylljen e TikTok në Shqipëri. Asosacioni i Gazetarëve Shqiptare (AGSH), BIRN Albania dhe Qëndresa për Fuqizim Ligjor, në fund të muajit mars, dorëzuan në gjykatë kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për rrjetin social.

Kreu i saj AGSH-së, Isa Myzyraj, deklaron se VKM-ja për mbylljen e platformës është një akt që censuron lirinë e shprehjes dhe mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm: Vendimi për mbylljen e një rrjeti social pa vendim parlamenti, por me VKM është i gabuar. Kjo praktikë mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ne i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë VKM-në dhe ta shpallë atë antikushtetuese pasi cenon lirinë e shprehjes, – deklaron Myzyraj.

Edhe për kryeredaktorin e BIRN Albania, Besar Likmeta, ndalimi i aksesit të platformës përbën një akt censurues të këtyre lirive sidomos në kontekstin e një prag fushate: “Mbyllja e TikTok ngre shqetësime serioze për lirinë e shprehjes dhe qasjen e barabartë në hapësirën digjitale gjatë një fushate zgjedhore. Ndërhyrjet e tilla, kur nuk bazohen në një bazë të shëndoshë ligjore dhe kritere të qarta dhe proporcionale, krijojnë precedent të rrezikshëm për kufizimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë”, – analizon Likmeta.

Sipas tij, mbyllja e TikTok ndikoi edhe ligjërimin politik përgjatë fushatës zgjedhore, veçanërisht për partitë e reja e reja. “Ndikimi në fushatë është i pamohueshëm dhe dukshëm në favor të dy partive të mëdha, që kanë qasje në median tradicionale”, u shpreh kryeredaktori i BIRN. Ndërsa kreu i Asosacionit të Gazetarëve, Isa Myzyraj përfundon se paradoksi qëndron që nga njëra anë “qeveria Rama ndaloi aksesin në platformë për shkak se përhaptë dhunë, diskriminim dhe gjuhë urrejtjeje, dhe, nga ana tjetër, ne jemi gjendur përballë një situate të rëndë të ligjërimit politik, përfshi z.Rama, i cili ka përdorur “gjuhën e TikTok” në të gjitha platformat e shpërndarjes”.

Marrë nga MediaLook

Previous Post

Përplasje në Dibër, demokratët bllokojnë një automjet, dyshohet se shpërndante para për vota

Next Post

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

Next Post
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

May 10, 2025
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

May 10, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al