Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKO rreth atentatin të orgaizuar ndaj tij në vitin 2019.
Ndoja u përplas në GJKKO me Plarent Dervishajn, një nga të akuzuarit për atentatin ndaj ish-prokurorit.
Dervishaj iu drejtua Ndojës duke i thënë se mos vallë e kishte marrë urdhërin e atentatin nga Erion Braçe. Vetë Ndoja kërkoi shpjegim pasi sipas tij nuk kishte pasur konflikte me askënd që të kishte dyshime për atentatin.
DEBATI:
Dervishi: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me kryeminstrin dhe ish zv. Kryeministrin, Erjon Braçe. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.
A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?
Ndoja: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.
Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.
Ndoja: E shoh, je trim ti.
Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?
Ndoja: Cilin atentat?
Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.
Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.