Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë pak më parë nga Blloku i Sigurisë ‘Mine Peza’.
Furgoni i policisë në të cilin ndodhej Meta ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Seanca do të zhvillohet në orën 09:30.
Meta, Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku, të katërt të akuzuar nga SPAK për dosjen ÇEZ-DIA, do të njihen me masat e sigurisë.
Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.