Kanë zbritur nga anija e mbërritur nga Italia në Shëngjin, 49 emigrantët e paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi.
Nga pamjet e siguruara nga LSA, emigrantët shihen me rroba e qese në duar, teksa në radhë shkojnë drejt qendrën pritëse, ku do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor.
Ky është grupi më i madh i emigrantëve që zbarkojnë në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali – Shqipëri, pas një ndalese prej rreth dy muajsh.