Friday, May 16, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

Editor by Editor
May 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy vite më parë,teksa Shqipëria priste të niste programin e mbështetjes në bujqësi IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian pezulloi fondet, bazuar në dyshimet për korrupsion.

Qeveria ka dy vite që përpiqet ta minimizojë këtë masë ekstreme ndaj Shqipërisë. Në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u përpoq të zbusë perceptimin publik për çështjen, duke e paraqitur si një problem teknik dhe jo si pasojë e korrupsionit të mundshëm.

“Komisioni Evropian ka një strukturë auditimi të fondeve ka gjetur disa parregullsi dhe ka kërkuar që ne të adresojmë parregullsitë nga pikëpamja sistemike. Dhe ne po bëjmë ekzaktësisht këtë gjë”, tha Rama gjatë një interviste televizive.

E vërteta është se, Komisioni Evropian ka ngritur dyshime serioze për keqpërdorim fondesh dhe jo thjesht “parregullsi teknike” Për këtë arsye, në korrik të 2023 KE ndaloi përkohësisht financimin deri në rikthimin e besimit tek funksionimi i strukturave shqiptare që menaxhojnë fondet.

Në një letër drejtuar qeverisë shqiptare asokohe, Brukseli informonte mbi mangësitë serioze në funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm për zbatimin dhe kontrollin e fondeve të IPARD II në Shqipëri.

Madje, në një reagim të posaçëm për Faktoje, Komisioni Evropian konfirmoi asokohe se vendimi për Shqipërinë ishte i paprecedentë.

Prej asaj kohe, autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje për të plotësuar kërkesat dhe kushtet që duhet të plotësojnë në mënyrë që vendi të rifitojë fondet e ndërprera për bujqësinë shqiptare.

Qeveria shqiptare duhet të vërtetojë ndër të tjera se respekton parimet e menaxhimit të qëndrueshëm financiar, transparencës dhe mosdiskriminimit, si dhe të garantojë mbrojtje të interesave financiare të BE-së, duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare që mundësojnë parandalimin, identifikimin, raportimin dhe korrigjimin e parregullsive për mashtrim.

IPARD ‘oksigjen’ për bujqësinë

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian.

Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, që u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, vendi ynë përfitoi mbi 71 milionë euro.

Por prej dy vitesh bujqësisë shqiptare i janë ndërprerë pagesat për IPARD II dhe njëkohësisht janë ‘ngrirë’ fondet prej 146 milionë euro për programin IPARD III. Kjo çështje ka ngritur shqetësim mes aktorëve të fushës, të cilët kërkojnë veprim të shpejtë nga institucionet për zhbllokimin e fondeve dhe rritjen e mbështetjes për sektorin.

“Fondet IPARD ishin i vetmi burim oksigjeni për bujqësinë shqiptare, pasi mbështetja buxhetore është e papërfillshme. Institucionet duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në mënyrë që Komisioni Evropian të çel këto fonde sërish dhe sa më parë”, thotë Eduard Sharka, kryetar i Shoqatës së Fermerëve.

“Do të duhet që fondet kombëtare të cilat fillojnë të jenë të aksesueshme në fillim të vitit t’i bëhet një rishikim në bazë të nevojave reale që ka ky sektor, nëse do të duam që ai të jetë ende një sektor prioritar”, shton ekspertja për ccështjet e bujqësisë Esmeralda Ballesha.

Krahas mungesës së fondeve IPARD, sektori bujqësor në Shqipëri po përballet edhe me pasojat e rënda të emigrimit masiv dhe politikave të mbrapshta fiskale. Në fund të vitit të kaluar, të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave faktuan krizën në bujqësi.

Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, prodhimi bujqësor në Shqipëri u tkurr me 2,7 % në terma vjetorë.

Përfundim

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, se Komisioni Evropian ka gjetur “vetëm parregullsi” dhe jo probleme të natyrës korruptive, është e pavërtetë. Dokumentet dhe vendimet zyrtare të Komisionit Evropian tregojnë se vendimi për pezullimin e fondeve IPARD është marrë për arsye të thella sistemike dhe dyshime për korrupsion, jo vetëm për mangësi teknike./Faktoje.al

Previous Post

Grusht në Yrshek/ Rei Nozlli, djali i agjentit të Komisariatit 2

Next Post

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet

Next Post
53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet

May 15, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al