Integrimi evropian po përdoret nga Rama si kartë për të fituar votat e qytetarëve. Duke i presionuar në thuajse çdo takim, madje edhe në komunikimet përmes Facebook-ut, kryeministri kërkon votën në këmbim të ‘pasaportën evropiane’.
Me ideologjinë e tij, Rama e shet integrimin si një mundësi që vetëm ai dhe PS mund t’ua ofrojë shqiptarëve. Të njëjtën gjë kërkoi sot nga qytetarët durrsakë gjatë një takimi, ku u tha se nëse votonin PS-së, e kishin të garantuar pasaportën evropiane.
“Do pasaportën (europiane)? Voto këtu. Jo se ata të tjerët do anulojnë negociata por do vonohen shumë dhe do mbyllet dera. Ajo derë është e çuditshme. Tani është e hapur, thonë mbaroni detyrat dhe hajdeni. Të bësh detyrat do të thotë të bësh shtet. Nuk e përcakton këneta këtu a po e luftojmë ne korrupsionin.
BE për ne është dhe një buxhet ekstra. Po ju jap dy shembuj shumë të thjeshtë. Në të gjithë këto vite mbështetja totale për ne ka qenë rreth 1 miliard. Me futjen në BE, është më shumë se 1 miliard çdo vit. Mbështetja për bujqësinë ka qenë 200 milionë euro në total, me futjen në BE do të jetë 300 milionë euro çdo vit”, deklaroi Rama.