Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kryemadhi hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme me dy gishtat lart dhe e qeshur.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.