Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Me diplomë në Firence, por në Tiranë nuk bën dot Master

Editor by Editor
October 27, 2023
in AKTUALITET
0
Me diplomë në Firence, por në Tiranë nuk bën dot Master
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një studente në Tiranë ka treguar për emisionin Stop në Tv Klan se si nuk është lejuar që të ndjekë studimet Master për restaurim monumentesh në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ajo thotë se ka përfunduar Akademinë e Arteve në Art Grafikë në Firence të Italisë, dhe në Tiranë dëshironte studimet e Masterit për restaurim monumentesh.

Por ajo nuk është lejuar, pasi nuk ka përfunduar studimet në arkitekturë ose inxhinieri.

“Unë kam studiuar në Akademinë e Arteve të Firences për grafik, jam kthyer prej 2 vjetësh në Shqipëri dhe duke parë opsionet këtu mendova të bëj një Master për restaurim monumentesh. Ky Master në Shqipëri bëhet vetëm te Politekniku dhe atë që më shpjeguan kur vajta atje është që unë nuk mund ta bëj këtë Master sepse nuk jam një studente e inxhinierisë apo arkitekturës. Thonë që është shumë teknike, por aftësitë e mia nuk i kanë matur në asnjë mënyrë. Kështu që është çdo gjë e paverifikueshme. Atë që unë kërkoj është, nëse dikush duhet të ketë të drejtën për të studiuar, jam e gatshme dhe kundrejt një testi pranimi. Ka raste si në Londër që ndonjëherë nuk duhet aspak një Bachelor, boll të kesh një portfolio, dëshirën për të studiuar se tek e fundit për këtë flasim për të studiuar, nuk po shkojmë atje si profesionistë, por duam të studiojmë. Dhe në raste të tjera si Holanda që ka një numër më të kufizuar studentësh, bën një test pranimi, por në këtë test pranimi e gjithë literatura, i gjithë programi ku ti duhet të jesh i përgatitur është tmerrësisht i sqaruar dhe vetëm po të mos duash të studiosh nuk bëhesh i aftë”, tregon studentja.

Në departamentin e restaurimit të monumenteve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë ka dy mendime, nëse vajzës në fjalë i lejohet të ndjekë këtë Master. Madje ajo fillimisht u lejua e më pas u përjashtua nga kjo mundësi.

Qytetari – Kam çunin e tezes, ka mbaruar në Itali. Do të bëjë masterin për…

Sekretarja – Ka mbaruar aplikimi për masterat.

Qytetari – Po mirë moj, mund ta bëjë vitin tjetër, po të dimë ça…

Sekretarja – Po mirë! Vitin tjetër ok! E kemi dorëzuar, është shpallur lista edhe…

Sekretarja 1 – Shiko! Ja, të të njoftoj unë! Dëgjo, mos e pengo! Për aplikimet, çdo vit shpallet njoftimi në faqen e fakultetit dhe ndryshojnë rregullat nga një vit në vitin tjetër.

Qytetari – Ai do të bëjë master për restaurim monumentesh.

Sekretarja 1 – Bravo!

Qytetari – Ka mbaruar grafikë arti.

Sekretarja 1 – Hëëë…

Sekretarja – Jo nuk lejohet, sepse na lejohen vetëm nga arkitektura dhe inxhinieria e ndërtimit.

Qytetari – Po duhet të japi noi provim. a ça duhet të japi ndonjë gjë?

Sekretarja – Absolutisht jo!

Sekretarja 1 – Duhet parë program i lëndëve! Nga kjo degë nuk kanë pranuar?

Sekretarja – Jo, jo thjesht arkitekturë dhe…

Qytetari – Tani ato të përafërta janë grafikë.

Sekretarja 1 – Jo, jo! Është program lëndor si thotë goca dhe tashi, që të mos jemi të dyzuar, do ia kaloj atij departamentit këtë kërkesën edhe do të sjelli ajo e-mail, sesi është.

Sekretarja 1 – Shiko! Ne duam sa më shumë të jenë student hë, mos e shiko si kshu..! Madje ne duam të thithim shumë më tepër! Shiko! Unë do të doja ta merrja që këtë vit atë! Po të jetë, që tani, po ja që nuk e vendos unë.

Në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, gazetarja e Stop u takua me zëvendësdekanen, e cila tha se kriter për këtë Master është diploma në inxhinieri e arkitekturë. Por në listën përfundimtare, një prej fituesve vjen nga një degë ekonomike. Por për këtë zëvendësdekania nuk kishte dijeni.

Zv/Dekane: Ne kemi një rregullore, që miratohet. Vajzës nuk i takon në fakt, sepse duhet të ketë mbaruar ose Inxhinieri Ndërtimi ose Arkitekturë. Ke bërë aplikimin, ke bërë regjistrimin, i thashë, meqënëse ti, unë po ta jap mundësinë të regjistrohesh, normalisht nuk duhet të të regjistrojmë, sepse nuk i plotëson këto kritere. Ka një komision, që i ngre këto kritere. Unë vajzës i kam thënë, që të bëjë një kërkesë, që të rishikohen kriteret. Por unë nuk mund të ndërroj kriteret sot, për vitin akademik, që kam sot dhe që të rregulloj këtë lloj kriteri, më duhen kërkesa të rasteve të ndryshme, që komisioni i shqyrton, jo unë si zv/Dekane.

Akademiku Apollon Bace nuk e sheh të drejtë këtë përjashtim. Sipas tij, më afër restaurimit është një student që ka përfunduar studimet për art grafik, se sa për inxhinieri.

Akademiku Apollon Baçe: Arti grafik do të ishte gjëja më e përshtatshme. Ju tregova që im atë ka qenë inxhinier hidraulik, por unë nuk e di se si mund ta rregulloj ai një ikonë ose një gjë. Kurse arti grafik qëndron shumë më afër se hyn në anatominë e një pikture.

Previous Post

Gazetari: “Republika” e Prokurorëve mund të ndryshojë klasën politike

Next Post

Daku tregon 4 objektivat: Nuk e besoja se do bëhesha kështu për Zotin

Next Post
Daku tregon 4 objektivat: Nuk e besoja se do bëhesha kështu për Zotin

Daku tregon 4 objektivat: Nuk e besoja se do bëhesha kështu për Zotin

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Moti sot, ja sa shkojnë temperaturat

Moti sot, ja sa shkojnë temperaturat

July 2, 2025
Njihuni me 3 shenjat më besnike të Horoskopit

Horoskopi i së Mërkurës, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

July 2, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al