Friday, June 27, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mafia familjare në Bashki: si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit

Editor by Editor
June 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Mafia familjare në Bashki: si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mafia familjare e tenderëve në Bashkinë e Durrësit drejtohet nga dy persona: bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako. Ata janë Landi Shahini dhe Anxhelo Sako, të cilët prej vitesh kanë ndërtuar një skemë të sofistikuar korrupsioni për të kontrolluar çdo tender, leje ndërtimi dhe licencë në territorin e bashkisë së Durrësit.

Sipas dëshmive të disa biznesmenëve dhe denoncimeve të depozituara në BKH, çdo tender i madh në Durrës kalon përmes Landit dhe Anxhelos, të cilët paracaktojnë fituesin në këmbim të 20–30% të vlerës së tenderit. Paratë përfitohet në dorë ose përmes transfertave të maskuara me fatura fiktive nga kompani të kontrolluara prej tyre.

Bashkëshorti dhe vëllai i Sakos janë gjithashtu sekserë për çdo leje ndërtimi, tjetërsim prone, licencë apo ankand publik. Për veprimtarinë e tyre korruptive ekzistojnë përgjime, vëzhgime dhe dokumente konkrete, të cilat janë në dispozicion të institucioneve të drejtësisë, por deri më sot asnjë masë nuk është marrë.

Paratë e korrupsionit qarkullohen dhe pastrohen përmes një rrjeti kompanish me pronësi të drejtpërdrejtë ose të kamufluar të Landi Shahinit dhe Anxhelo Sakos. Mes tyre janë:

·         Wolf Technologies

·         Gliko

·         GTACC

·         GENERAL CONSTRUCTION GROUP AL

·         COMPROSER sh.p.k

·         Landi Shahini PF (NIPT: L02310502F)

·         Anxhelo Sako PF

·         Mektrin Motors, një nga kompanitë më aktive në tenderët publikë në Durrës.

Kjo kompani, në pronësi të vëllait të Landi Shahinit, ka përfituar drejtpërdrejt tenderë publikë, ndërkohë që më herët, gjysma e aksioneve të saj ka qenë në pronësi të vetë Landi Shahinit, bashkëshortit të kryetares së bashkisë. Ndërkohë, bashkë me kunatin e tij, kanë hyrë me aksione të fshehura edhe në disa kompani që ndërtojnë resorte dhe kulla në zonat bregdetare dhe urbane të Durrësit.

Skema është e njëjtë për çdo sektor: nis me ndarjen e tenderit, kalon te emërimi i firmës fituese përmes tarafeve, përfundon me pastrimin e parave përmes kompanive satelit. Në këtë proces nuk mungojnë as individë të tjerë të përfshirë si sekserë të përhershëm të strukturës familjare të Sakos:

·         Enkelejda Gojashi (që ka përfituar miliona euro me “Rajli Ndërtim”)

·         Shupo Qëndro

·         Alfred Ibrahimi

·         Mir Pepa

·         Balilët

·         Paqsor Buzi

·         Shpëtim Varaku

·         Astrit Gjikondaj

Të gjithë këta janë pjesë e një zinxhiri klientelist që ndajnë pazaret me familjen e Sakos, në këmbim të favoreve për tenderë, ndërtime pa leje apo me leje të tejkaluara, aktivitet pa kontrata qiraje, heqje gjobash, manipulim me depozitimin e mbetjeve dhe çdo veprim tjetër që gjeneron para në sektorët publikë e ndërtimorë.

Kjo skemë është funksionale prej vitesh dhe po pasurohet çdo ditë, ndërsa drejtësia e hesht. Bashkia e Durrësit është kthyer në një strukturë private fitimi për familjen e kryetares, e cila për ironi, po promovohet në qeveri si model “gruaje lidere”.

Por në realitetin e tenderëve dhe pazareve, është vetëm një “familje e fortë” që udhëheq qytetin, dhe e gjitha e mbështetur nga pushteti i lidhur me krimin.

/Pamfleti/

Tags: Anxhelo SakoBashkia DurresDurresEmiriana SakoLandi Shahinitender
Previous Post

“Sandri i Botoksit”, drejtori i policisë bashkiake që zbukuroi veten dhe shëmtoi Sarandën dhe Ksamilin

Next Post

Ditë me diell, parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

Next Post
Ditë me diell, parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

Ditë me diell, parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës
AKTUALITET

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

by Editor
June 20, 2025
0

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një...

Read moreDetails
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

June 27, 2025
Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

June 27, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al