Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mafia elektorale, dosjet ku fle qeveria

Editor by Editor
February 22, 2024
in KRYESORE, OP-ED
0
Mafia elektorale, dosjet ku fle qeveria
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Basir Çollaku/

Dorëvënia në zgjedhje vendore, parlamentare, blerja e tyre me forma nga më të shumtat, plaçkitja me para, vende pune, legalizime, kanosje e kërcënime, tendera, koncensione, banda, është bërë rutinë vrasëse, fatkeqësisht në Shqipëri. Nisi telenovela në zgjedhjet e pjesshme në Korçë dhe Dibër, 2015, 2016, ku u shfaqën tërmetet, nga kryeministri Edi Rama, me telefonatën e përgjuar te dosja 184, me shefin e shtabit Keshi. Bisedë ku shkëmbenin të dhënat e realizimit të projektit të qëndisur më herët nga partia, e më tej te Damian Gjiknuri me çunat problematikë, te Ulsi Mania premtues emërimesh për “ma nalt”, apo fuqiploti i hashashit Sajmir Tahiri, garant i mosprekjes së bereqetit nëpër parcela, ish deputeti socialist, sot kryebashkiak në Lezhë Pjerin Ndreu, e gjithë soji i drejtorëve të drejtorive të pushtetit nga Tirana në çdo qark.

Po ashtu tjetër dosje e rëndë është ajo 339-të, një histori e madhe e trafikut të drogës. Me episode të shumta zgjedhore, nga Saranda, Vlora, në Durrës, Kavajë, Lezhë, Shkodër, Kukës. U nis vakët hetimi nga prokurori rrethesh, u përcoll në Prokurorinë e Posaçme dhe dosjet mbetën nëpër taksi rrugësh, ku rezultatet u mjeruan si përfundim me “arreste” në botën e përtejme, të dy komisionerëve të ndjerë në varreza, në Durrës.

Përsosja e skemës mafioze u fuqizua në zgjedhjet e 2021, e 2023, parlamentare e vendore. Kohë kur kandidatët vendorë e kuvendorë, ishin një grishje harmonike mes pushtetit e bandave, si investim financiar e vendimmarrës të përbashkët. Në Shkodër e Lezhë, Kukës, Durrës, Fier e Vlorë, Elbasan, dhuna e zezë kriminale ishte në sipërfaqe, ndërsa policia trishtueshëm u kthye në shofere për kollajllëk lëvizjesh. Garancitë qeveritare si pasoje nderesh elektorale, nga kreu i qeverisë, ministra e deputetë më herët, shtuar me investimet ekonomike të përbashkëta, duke u shoqëruar nga mosprekja e drejtësia, zgjeruan territorin e asgjësimit të votës, zgjedhjeve, për pasojë demokracisë.

Pas pilafit të zier prej pushtetit, presioni ndërkombëtar detyroi segmente të drejtësisë të mos dremisin më gjatë. Një dosje e madhe e ardhur nga partnerët e quajtur “Metamorfoza” solli arrestimin e investitorit strategjik Pëllumb Gjoka, si dhe veprat e rënda të grupit të Bajrëve në Shkodër por jo vetëm. U publikuan video ku qendrat e votimit kontrolloheshin nga të paligjshmit në këtë qytet, në shërbim të deputetëve socialistë, bashkiakëve socialistë, në një ekip të përbashkët. Madje ka video e imazhe të takimeve të shpeshta të këtyre shtabeve, për suksesin zgjedhor. Në Lezhë e Kurbin dhuna e bandave ka përfshirë dhe komisariatet. Në Prokurorinë e Posaçme kanë ardhur një numër i konsiderueshëm dosjesh, nga hamabri Sky Encro, për Shkodrën, Durrësin e qarqe të tjera të vendit, pa lënë jashtë harte Tiranën, ku krimi elektoral qeveritar, në ortakëri me bandat e mafian, është tërësisht i zbardhur. Dalin nëpër përgjime zyrtarë, ministra e deputetë, prokurorë e gjyqtarë, oficerë policie, drejtues administrate, biznesmenë, njerëz të medieve, në një sahan të përbashkët, për të fituar e mbajtur me çdo kusht pushtetin e Edi Ramës.

Është një arkiv i madh nga vitit 2015 deri në marsin e vitit 2021, ku sekretet janë zbuluar e kanë mbushur dosjet. Janë zbardhur nderet ekonomike, punësimet, financimet, qokat në sistemin e drejtësisë, për të larguar e mbajtur në detyrë, prokurorë e gjyqtarë, sipas sjelljes me keqbërësit. Një vit na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ekipi kriminal elektoral i shkrirë me pushtetin e sotëm, është në masën dërrmuese i patrazuar. Kush prej tyre u bë siklet në Shqipëri, u përcoll në masa mbrojtëse për në Dubai, apo tek tuk ndonjëri mbahet i mbrojtur në fshehtësi. Vajtja në zgjedhjet parlamentare, me dosje të fjetura, zhbën çdo lloj raporti apo reforme zgjedhore. Ky është test se Kush kontrollon Kë? Mosndarja e aktorëve kriminalë me ato politikë, përfshinë policinë, drejtësinë, prokurorinë, gjykatat, në rastin më të mirë në pafuqi, në rastin më të keq në fajësi..Po Diplomatët dhe Ambasadorët? Ata kanë thjesht interesat e vendeve të tyre si përfaqësues nga vijnë. Por ka prej tyre që kanë shtuar edhe interesat personale në agjendë…

Previous Post

Shoferi humb kontrollin e kamionit, përplas 3 makina të parkuara, 26-vjeçari transportohet te Trauma

Next Post

Të hënën, i riu shqiptar i akuzuar për ndërprerjen e dhunshme të shtatzënisë së të dashurës kërkon falje

Next Post
Të hënën, i riu shqiptar i akuzuar për ndërprerjen e dhunshme të shtatzënisë së të dashurës kërkon falje

Të hënën, i riu shqiptar i akuzuar për ndërprerjen e dhunshme të shtatzënisë së të dashurës kërkon falje

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

June 9, 2025
Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin në krim

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin në krim

June 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al