Thursday, June 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Lotari me kombëtaren para Serbisë, FSHF zhduk “tifozat kuqezi” dhe sfidon shtetin

Editor by Editor
June 3, 2025
in Sport
0
“Biletat shkojnë deri në 1000 euro”, Tifozat Kuq e Zi: Nuk do jemi në stadium! Jo të gjithë jemi milionerë si Duka
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri ndalohen ende me ligj lojërat e fatit, por FSHF i sfidon të gjithë dhe vendos të bëjë lotari me… Kombëtaren.

Në ndeshjen me Serbinë më 7 qershor, ata që shpresonin se mund të siguronin një biletë online, apo nga ndonjë mik korridoreve të FSHF, tani u duhet të presin “ruletën”. Sepse për një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit, atë me Serbinë, federata vendosi që të bëjë lotari me biletat. Pa shpjeguar asnjë kriter dhe pa minimumin e transparencës. Thjesht aplikon diku dhe pret një e-mail. Por se kush është kompania që e ka marrë përsipër, se kush a ka licencuar atë dhe se kush i mbron qytetarët nga abuzimet apo mashtrimet, këtë vetëm federata e di.

Duket si mungesë koordinimi, por nuk është hiç kështu. Ja pse:

1

Nëse mijëra tifozë ende janë në pritje të një e-maili, shumë agjenci udhëtimesh i kanë nxjerrë biletat në shitje prej kohësh. Janë të njëjta agjenci që ofrojnë bileta edhe kur ato dalin në shitje normalisht në ndeshje të zakonshme, edhe kur fshf përdor kombëtaren për lotari me biletat ndaj Serbisë. Dhe me sa duket këto agjenci kanë gjithmonë fat të kenë sasinë e duhur të biletave në kohën e duhur. Pronarët e tyre janë “abonuar” në avionin e kombëtares…

2

Bëjmë lëmsh turmën. Ndërkohë që njerëzit diskutojnë se kujt i buzëqeshi “lotaria e kombëtares”, askush nuk pyet se pse u zgjodh kjo formulë. Asnjë media nuk e ka trajtuar këtë problem, edhe për shkak se FSHF e ka shtrirë influencën e saj tek to duke i joshur apo kërcënuar me “hihlightse” të ndeshjeve.

3

Thyejmë rekorde me çmimet. Askush nuk pyet më pse janë kaq shtrenjtë. Biletat variojnë nga 20 mijë lekë të vjetra në 500 mijë lekë kundër Serbisë. Po, po, 500 mijë lekë! Në shtetin rrumpallë ku ata që do duhej të kërkonin hesap, presin për vete ndonjë bileta dhuratë, kjo nuk bën përshtypje.

4

Zhdukim nga tribuna tifo-grupin më të madh që iu kundërvu Armand Dukës për bashkëpunimin me Serbinë për euro 2027. “Tifozat kuq e zi” prej muajsh janë në përplasje me FSHF, e cila shfrytëzoi momentin e një përçarje mes tyre.

5

Bëjmë qoka. Ashtu si edhe në ndeshjen me Serbinë 10 vite më parë në Elbasan, tifozët do jenë grupi “na bashkoi kollarja”. Zyrtarë institucionesh që sillen si akademikë, bëjnë selfie dhe hyjnë në “borderonë” e FSHF kur ti duhen sipas rastit.

6

Tregojmë forcën. Sot FSHF është ende një ishull në shtetin ku drejton një parti dhe bën ligjin një parti. Ka luksin që me kampionatin më të varfër, stadiumet bosh pothuajse gjithë vitin, të vendosë çmime për qytetarët më të varfër të europës që ia kalojnë Italisë dhe Francës.

7

Manipulojmë deri ne tallje. Ju kujtohet kur njoftuan një muaj e gjysmë më parë që na dënoi FIFA dhe mbylli 20 për qind të stadiumit? Tani, kur FIFA e pa se sa po mundohet fshf që ta bëjë lotarinë sa më interesante, vuri dorën në zemër dhe e hapi edhe tribunën pas porte… Vetëm se aty nuk do të jenë tifozët kuqezi, por ca fatlumë të “ruletës”.

8

Nuk i japim askujt llogari që po organizojmë një kampionat të përbashkët europian, me një shtet që tifozët e tij nuk vijnë dot tek ne dhe ne nuk shkojmë dot në Beograd./VNA

Previous Post

Trafikim armësh dhe droge! Goditet grupi kriminal në Fier, arrestohen 4 persona me rrezikshmëri të lartë

Next Post

SPAK finalizon një aksion antidrogë në bashkëpunim me autoritetet e huaja

Next Post
Elvis Doçi, i akuzuar për drejtimin e grupit kriminal, përfiton leje ndërtimi hoteli në Durrës

SPAK finalizon një aksion antidrogë në bashkëpunim me autoritetet e huaja

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij
AKTUALITET

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

by Editor
June 2, 2025
0

Një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve shqiptare u bë virale në rrjet. Në...

Read moreDetails
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Ja pse Kuvendi i Berishës është një qokë për Gazment Bardhin

November 30, 2023
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

June 4, 2025
Denoncimi me VIDEO/ Kush është zyrtari i lartë i Tiranës që po zapton pronën publike në Sarandë?

Denoncimi me VIDEO/ Kush është zyrtari i lartë i Tiranës që po zapton pronën publike në Sarandë?

June 4, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al