Monday, July 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

Editor by Editor
July 7, 2025
in AKTUALITET
0
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në Itali, por nuk i mori dot medikamentet që i nevojiteshin. Gruaja [emri u ndryshua me kërkesë të saj] i tha BIRN se farmacistja italiane kishte mbetur e befasuar, pasi në recetë ishte shënuar vetëm emri tregtar i medikamentit dhe jo ai xhenerik.

“Farmacistja kërkoi gjithashtu të dinte peshën e fëmijës, kohëzgjatjen e mjekimit dhe mënyrën e marrjes së tij, të cilat nuk ishin shënuar,” tha ajo duke shpjeguar refuzimin.

Në fakt, receta që vuri në dispozicion Luljeta përshkruante Augumentin dhe Zyrtec – të dyja marka tregtare që përdoren respektivisht për antibiotikun Amoxicillin + Acid Clavulanic si dhe për medikamentin kundër alergjisë, Cetirizine.

Ky nuk është një rast i izoluar.

BIRN analizoi në disa farmaci në Tiranë me dhjetra receta dhe gjeti mes tyre një numër të madh përshkrimesh të emrave tregtarë ose të emrave tregtarë të shoqëruar me principalin nga ana e mjekëve. Përshkrimi i emrave tregtarë të medikamenteve në recetat e mjekëve është një praktikë e gjithëpërhapur në Shqipëri, e cila buron sipas ekspertëve nga lidhjet e shkurtra dhe klienteliste mes mjekëve dhe kompanive farmaceutike dhe lehtësohet nga paqartësitë në legjislacion.

Sipas nenit 52 të ligjit “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, mjekët janë të detyruar që të lëshojnë recetë mjekësore sipas emrit të principit aktiv vetëm për listën e barnave të rimbursueshme. Ndërkohë, një rregullore e re për të standardizuar lëshimin e recetave mjekësore nuk është finalizuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, njëherazi pjesë e Partisë Demokratike në opozitë, i tha BIRN se ndërsa legjislacioni krijon hapësira për abuzime, nga kjo situatë përfitojnë mjekët dhe kompanitë farmaceutike në dëm të pacientëve.

“Ka grupe të posaçme nga grupet tregtare të cilët shkojnë në çdo farmaci për të kontrolluar nëse mjekët i kanë vendosur në recetë medikamentet e premtuara. Grupet verifikojnë rast pas rasti, ka mjekë që bashkëpunojnë për interesa përfitimi,” tha Alimehmeti.

Përshkrimi i recetave sipas emrit tregtar krijon shqetësime edhe për Urdhrin e Farmacistëve.

Kreu i Urdhrit, Dëfrim Goma i tha BIRN se së bashku me Urdhrin e Mjekut dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë po përpiqeshin ta korrektonin këtë problem përmes një rregulloreje të hartuar në fund të vitit 2024.

Goma thotë se rregullorja është në proces finalizimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Njësoj si Alimehmeti, edhe Goma thotë se një pjesë e mjekëve udhëhiqen nga interesi i tyre financiar gjatë plotësimit të recetës për pacientët – një situatë që sipas tij mund të sjellë gabime dhe pasoja për shëndetin e popullatës.

“Mjekët shumë herë shënojnë në recetë barna me emërtim tregtar për arsye interesi, përfitimi të paligjshëm, pasi paguhen nga kompanitë që i importojnë si dhe nga farmacitë që i tregtojnë, duke ndikuar në konkurrencën e ndershme,” tha Goma, ndërsa shtoi se ky fenomen hasej më shumë te suplementet.

Por ai shtoi se kjo praktikë ka sjellë edhe probleme të tjera për pacientët.

“Shumë herë mjekët përshkruajnë barna që nuk qarkullojnë ligjërisht në Shqipëri, duke i detyruar pasientët t’i blejnë jashtë ose në farmaci që i mbajnë ato në mënyrë të jashtëligjshme,” theksoi kreu i Urdhrit të Farmacistëve.

I pyetur nga BIRN, kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj e konsideroi problematikën të tejkaluar.

“Është zgjidhur tashmë, është diskutuar dhe dokumenti është në ministri,” tha Brahimaj duke iu referuar rregullores për recetën.

Modeli i recetës së propozuar parashikon që mjekët të përshkruajnë emrin xhenerik të medikamentit, dozën e rekomanduar, mënyrën e marrjes së tij si dhe kohëzgjatjen e terapisë, paralelisht me të dhënat e pacientit.

Megjithatë, rregullorja konsiderohet një masë e ndërmjetme deri në realizimin e premtimit për aplikimin e recetës elektronike.

Receta elektronike është një dokument mjekësor elektronik që përmban të dhënat e barnave të përshkruara për një pacient nga mjeku, dhe është e aksesueshme drejtpërdrejt nga farmacisti përmes një sistemi elektronik.

Sipas Gomës nga Urdhri i Farmacistëve, kjo do të reduktonte gabimet mjekësore, do të shmangte lidhjet klienteliste si dhe do të evitonte përshkrimin e barnave kontrabandë.

Edhe mjeku Alimehmeti bie dakord se receta elektronike do të zgjidhte shumë nga problemet e tregut farmaceutik.

“Receta elektronike është zgjidhje,” tha ai, ndërsa shtoi se produktet farmaceutike duhet të jenë online dhe mjeku të zgjedhë nga një listë e përcaktuar emrin e medikamentit./BIRN

 

Previous Post

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas, priten stuhi të reja

Next Post

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin

Next Post
GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kabinat ”Eagle Villas Theth” pa leje në Theth, në pronësi të Prek Kodrës, personi që kishte planifikuar për të vrarë Albin Kurtin

Kabinat ”Eagle Villas Theth” pa leje në Theth, në pronësi të Prek Kodrës, personi që kishte planifikuar për të vrarë Albin Kurtin

July 7, 2025
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie

July 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al