Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat si tek PD, po ashtu edhe tek PS.
Një ndër emrat tek lista e hapur e partisë Socialiste ishte edhe Blendi Sulaj i cili më herët ka qenë pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut teksa më vonë kryetar i FRPD-së së Bashës.
Në këto zgjedhje ai ka vendosur që të angazhohet me partinë Socialiste. Maska.al ka arritur që të zbulojë ndoshta një ndër arsyet se përse ai është me PS-në, ku para disa kohësh ai ka marrë një tender i cilësuar me flamur të kuq pasi është marrë pa garë.
“ASINVESTMENT” e Sulajt është shpallur fituese më 31 janar të 2024-ës, me fond rreth 100 milionë lekë të vjetër.
Tenderi me Flamur të Kuq
Autoriteti Prokurues sipas Njesise se Qeverisjes Vendore | Objekti i Tenderit | Vlera / Fondi Limit Leke | Statusi i Tenderit | Operator Ekonomik Kontraktues | Vlera fituese |
---|---|---|---|---|---|
Qeverisja Vendore Tiranë | Rikonstruksioni i Urës Mustafa Koçaj, Njësia Administrative Baldushk | 9,993,063 | Lidhur Kontrata | “ASINVESTMENT” shpk & “VALONA KONSTRUKSION” shpk | 7,505,610.00 |