Monday, June 30, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kur kampet bëhen “nder” për Italinë dhe “turp” për Britaninë

Editor by Editor
June 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kur kampet bëhen “nder” për Italinë dhe “turp” për Britaninë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja Itali-Shqipëri për qendrat e emigrantëve u prit me shumë kritika e debate. Si në Tiranë ashtu edhe në Romë, ekspertë, analistë, opozita dhe jo vetëm, kritikuan ashpër ngritjen e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Mirëpo, Rama i cili pranoi planin e Melonit, ka shënjestruar idenë e kryeministrit britanik Keri Starmer, për një kamp të ngjashëm në një vend të tretë, jo në Britani.

Në një intervistë për “The Guardian”, kryeministri është shprehur me rezerva duke e konsideruar Britaninë si një vend pa rrugëzgjidhje që kërkon të përdorë vendet e treta për refugjatët. Rama e ka cilësuar të papranueshme duke i bërë moral Starmer-it.

“Është një nga ato gjëra që 10 vjet më parë thjesht nuk do të kishte qenë e imagjinueshme … që Britania të kërkonte vende për të larguar emigrantët. Fakti që sot nuk është thjesht e imagjinueshme, por po ndodh, nuk është për shkak të Keir Starmer ose Sunak që po bëjnë diçka të jashtëzakonshme; është për shkak se vendi është në një vend shumë të errët”, tha Rama nga Tirana.

Media e njohur britanike shkruan se Rama, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij të hapura dhe kontradiktore, shprehu pakënaqësi për nivelin e diskursit publik në Mbretërinë e Bashkuar.

“Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, ose shkruhen, ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që para Brexit do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme”, tha ai.

Plani i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta, është i ngjashëm me atë të Melonit, të cilin Rama e priti krahëhapur përpos kritikave për shkeljen e të drejtave të emigrantëve.

Kur bëhet fjalë për Melonin Rama e konsideron një “marrëdhënie shumë të veçantë”, gjë që nuk e sheh te Keir Starmer, të cilin e ka vlerësuar në “The Guardian” si një “person shumë të mirë dhe të këndshëm”.

Keir Starmer, gjatë vizitës në Shqipëri, njoftoi një skemë për qendrat e refugjatëve që do të përfshinte qendra në një vend të tretë që përpunojnë kërkesat e njerëzve të cilëve u është refuzuar azili dhe të cilët kanë shteruar rrugët ligjore në Mbretërinë e Bashkuar. E për këtë ide propozoi Shqipërinë.

Rama asokohe e refuzoi duke thënë se pranoi ngritjen e kampeve italiane në Gjadër e Shëngjin, pasi Shqipëria sipas tij i ka “borxh” Italisë kohën kur shqiptarët emigruan përtej Adriatikut.

Previous Post

Aksidentoi 3 të miturit me monopatin, arrestoheti drejtuesi i automjetit

Next Post

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

Next Post
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

June 30, 2025
Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

June 30, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al