Qarku i Kukësit u fitua nga Partia Demokratike, ku PD ka siguruar 2 mandate nga ky qark, ndërkohë PS vetëm 1.
Udhëheqësi i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxhaj tha se fitorja erdhi si pasojë e punës dhe programit.
“Qarku i Kukësit vijon të mbetet qarku blu në 2021, 2015 dhe më tej, ia kemi dalë falë fushatës, me një program për qytetarët. Ndihem i privilegjuar që edhe në zgjedhjet e 2025 duke falënderuar çdo banor të Kukësit, Hasit, Tropojës që votuan për PD. Është përgjegjësia imja, deputetëve, duke u angazhuar në mirënjohje të përjetshme për t’u angazhuar ndaj problemeve të tyre.