Pas disa orëve intensive, reshjet e dëborës në qarkun e Korçës janë ndërprerë, ndërsa mësohet se akset rrugore në të gjithë qarkun janë të hapura.
Për shkak të temperaturave të ulëta borëpastrueset kanë qenë në terren prej orëve të pra të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve.
Tre borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në qafën e qarrit për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës.
Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gocave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhira.
Aktualisht në Korçë termometri shënon -1 gradë ndërsa në zonën e Dardhës -2.