Friday, July 4, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Kombëtarja kuqezi gjunjëzon Gjeorgjinë në shtëpinë e saj, rihap garën në Ligën e Kombeve

Editor by Editor
October 14, 2024
in Sport
0
Kombëtarja kuqezi gjunjëzon Gjeorgjinë në shtëpinë e saj, rihap garën në Ligën e Kombeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Tbilisi përballë Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë jashtë fushe përballë gjeorgjianëve.

Sfida në Tbilisi nisi me një ritëm tepër të lartë nga të dyja skuadrat, teksa Laçi dhe Tuci vunë në provë portierin Mamardashvili, teksa rastet nga kundërshtarët nuk mungonin.

Gjithsesi, pjesa e dytë nisi me festë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Kristjan Asllanit, i cili finalizoi mjaft mirë një aksion të nisur nga Bajrami dhe Tuci.

Gjeorgjianët provuan të rrezikonin portën e Strakoshës, teksa Bajrami dhe Seferi humbën dy raste të pastra për të dyfishuar shifrat dhe për të hedhur “KO” Kvaratskhelian me shokë, por nuk arritën t’i shfrytëzonin siç duhet.

Në fund kuqezinjtë e Sylvinhos arritën ta mbronin mirë rezultatin, duke marrë tre pikë me vlera në një fushë tepër të vështirë si ajo e Tbilisit.

Kështu Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin B1, po aq sa Gjeorgjia kryesuese, me fatet e grupit që janë tepër të hapura.

GJEORGJI 0-1 SHQIPËRI

Asllani 48′

KOMENTI:

90+7′ Mbyllet sfida me fitoren 0-1 të Shqipërisë!

90+5′ Zëvendësim te Gjeorgjia. Largohet Davitashvili dhe në vendin e tij futet Shengelia.

90+4′ Laçi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90+2′ Mitaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90+1′ Kiteishvili provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Kvaratskhelia provon nga goditja e dënimit, pot topi përplaset në mur.

81′ Zëvendësim te Gjeorgjia. Largohet Lochoshvili dhe në vendin e tij futet Tsitaishvili.

80′ Seferi del i vetëm në zonë, por tentativa e tij devijohet dhe shkon lehtë në duart e Mamardashvilit.

77′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.

77′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Seferi.

76′ Karton i verdhë dhe për trajnerin e Gjeorgjisë, Willy Sagnol për protesta.

76′ Dvali shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Dakut dhe ndëshkohet me karton të verdhë,

75′ Bajrami godet nga distanca, por tentativa e tij ishte e lehtë për t’u kontrolluar nga Mamardashvili.

71′ Mikautadze godet brenda zonës, me Strakoshën që e ndalon. Mikautadze provon sërish me topin që kthehet, por Ismajli ndërhyn në çastin e duhur.

69′ Asllani hedh një krosim në zonë, me Dakun që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

66′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Tuci dhe në vendin e tij futet Daku.

64′ Kakabadze hedh një krosim drejt zonës dhe Zivzivadze provon me kokë, por nuk arrin ta devijojë sa duhet.

57′ Asani pason për Bajramin, i cili godet menjëherë me të djathtën, por topi shkon mbi kuadrat.

56′ Asani tenton të godasë, por mbrojtja gjeorgjiane e ndalon.

48′ GOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Tuci pason për Asllanin, i cili me një gjuajtje nga distanca për ta çuar në rrjetë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Davitashvili provon brenda zonës, me Strakoshën që e ndal topin në duar.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Kvaratskhelia hyn bukur në zonë, por ndërhyrja e Ismajlit i ndërprenë aksionin gjeorgjianit.

44′ Chakvetadze hedh një krosim në zonë, por Davitashvili nuk arrin dot të godasë.

40′ Gjeorgjianët hyjnë në zonë, por Ismajli arrin të largojë në këndore.

26′ Balliu kroson në zonë, por topi ndalet në duart e Mamardashvilit.

14′ Tuci merr një top në zonë nga Asani dhe me të djathtën godet drejt portës, por ndërhyrja e Mamardashvilit i mohon golin.

13′ Mikautadze godet në hyrje të zonin, teksa topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtme.

11′ Davitashvili ecën drejt zonës dhe godet me të djathtën, por Strakosha ndërhyn siç duhet për t’i mohuar golin.

9′ Asllani hedh një krosim në zonë dhe Ismajli provon me kokë, por Mamardashvili e kontrollon topin me duar.

5′ Zivzivadze godet pas një krosimi në zonë, por topi shkon mbi kuadratin e portës.

2′ Laçi provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon në duart e Mamardashvilit.

FORMACIONET ZYRTARE:

GJEOGRJI: Mamardashvili, Kakabadze, Kashia, Dvali, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautadze, Chakvetadze, Kvaratskhelia Zivzivadze.

Trajneri: Willy Sagnol

SHQIPËRI: Strakosha, Balliu, Ajeti, Isamjli, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, N. Bajrami, Tuci.

Trajner: Sylvinho.

Previous Post

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës ndoten me cianobaktere helmuese

Next Post

Fitorja historike në Tbilisi/ Asllani më i miri në fushë, njihuni me notat e Kombëtares pas duelit me Gjeorgjinë

Next Post
Fitorja historike në Tbilisi/ Asllani më i miri në fushë, njihuni me notat e Kombëtares pas duelit me Gjeorgjinë

Fitorja historike në Tbilisi/ Asllani më i miri në fushë, njihuni me notat e Kombëtares pas duelit me Gjeorgjinë

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përmbytja nga hidrocentrali i Vasilit në Bunecit – Raporti i KLSH: Të shkarkohet Erlind Sulo i AKBN!

Përmbytja nga hidrocentrali i Vasilit në Bunecit – Raporti i KLSH: Të shkarkohet Erlind Sulo i AKBN!

July 4, 2025
DOKUMENTAT – Arlinda Pogaj 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefes” së skandalit në zjarrfikësen e Durrësit

DOKUMENTAT – Arlinda Pogaj 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefes” së skandalit në zjarrfikësen e Durrësit

July 4, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al