Friday, July 4, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

KLSH: “Rrezikohen pacientët” /21 milionë euro shpenzime për hemodializën

Editor by Editor
February 19, 2024
in KRYESORE, Shendet
0
KLSH: “Rrezikohen pacientët” /21 milionë euro shpenzime për hemodializën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare shpenzon mesatarisht 21 milionë euro (2.3 miliardë lekë) në vit për shërbimin e dializës, por Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi për cilësinë e këtij shërbimi në 13 indikatorë, 8 prej tyre i vlerësoi me rrezik të lartë për jetën.

KLSH vuri re se shpenzimet publike për shërbimin e hemodializës se nga 2026-2022 u rritën me 43%, duke arritur në 2,3 miliardë lekë, por ende pacientët nuk marrin shërbimet e duhura edhe pse është aktivizuar një koncesion i posaçëm.

Në Shqipëri, Shërbimi i Hemodializës është i ofruar dhe kryhet nëpërmjet 3 mënyrave:

1-Kryhet nëpërmjet paketave të shërbimeve shëndetësore që financohen nga FSDKSH, i cili lidh kontratë me spitale publike dhe jopublike për rastet që janë përtej kapaciteteve mjekësore të institucioneve shëndetësore publike. Konkretisht nëpërmjet këtyre kontratave, pacienteve iu ofrohet shërbim në QSUNT dhe në (në 3 spitale). Seanca e dializës që financohet nga FSDKSH, në bazë të protokolleve të miratuara përfshin ekzaminimet e nevojshme biokimike klinike dhe mikrobiologjike dhe kryerjen e procedurës.

2- Kryhet nga Klinika e nefrologjisë dhe Klinika e Dializës në QSUNT. Ky shërbim kryhet nga klinika e nefrologjisë dhe klinika e dializës (hemodializë dhe dialize peritoneale) për pacientët kronike të cilët janë të hospitalizuar në QSUNT si dhe për të gjithë pacientët me raste akute (nga e gjithë Shqipëria) apo raste të tjera të veçanta.

3-Kryhet nga PPP e Hemodializës. Me kontratën koncesionare me 2016 ndërmjet MSHMS-së dhe Shoqërisë tregtare DIa Vita për ofrimin e shërbimit të hemodializës, realizohet kryerja e këtij shërbimi në 5 qendra pranë spitaleve rajonale, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë. Objekti i kontratës së koncesionit/PPP është ofrimi nga ana e shoqërisë koncesionare, (përkundrejt një kostoje prej 11,203 lekë për seancë).

Koncesioni i dializës ofron shërbim për vetëm 31% të pacientëve me dializë dhe pjesa tjetër kryhet nga spitalet private dhe QSUT.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se ka mungesa në menaxhimin e sëmundjeve të veshkave në fazën e fundit në Shqipëri, veçanërisht në hemodializë. Sipas KLSH këto mangësi ndikojnë në cilësinë e trajtimit dhe në shëndetin e pacientëve me sëmundje të veshkave, si dhe uljen e shpenzimeve për këto aktivitete.

Qeveria ka lidhur kontratën e koncesionit me sh.k.. Dia Vita me afat 10 vjet për një pjesë të shërbimit të dializës me kosto 11,203 lekë.  KLSH vëren se edhe nëse nuk realizohet numri e seancave të parashikuara në kontratë, koncensionari do të paguhet edhe për seancat e pa kryera.

Në bazë të kontratës së koncesionit në 5 qendrat e koncensionarit nuk kryhen seancat e dializës për raste akute të sëmundjeve të veshkave. Pacientët nga të gjithë rajonet e vendit me raste akute të veshkave, shkojnë dhe marrin shërbim në QSUNT.

Sipas kontratës së koncensionit, ri investimi në pajisje mjekësore do të bëhet 100% dhe do të fillojë në 4 vitet e fundit. Koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore edhe pse kontrata e koncesionit është futur në vitin e tetë të zbatimit. Pajisjet mjekësore, mbas përfundimit të kontratës do mbeten pronë e spitaleve publike.

Previous Post

Zbardhen skenarët e 20 shkurtit, a do ‘të jetë’ nesër Berisha në protestë?!

Next Post

“Prisni dhe një javë”/ Banorja e BBVip2 u zbulon ndjekësve projektin e ri, ata i gjejnë të dashurin

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, një i vdekur dhe tre të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, një i vdekur dhe tre të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

July 4, 2025
Nga “Bolv Oil” te “Albstar”, “Simmons” dhe “Phoeni”/ Kush janë të zhyturit në skandalin e “Bankers”?

Nga “Bolv Oil” te “Albstar”, “Simmons” dhe “Phoeni”/ Kush janë të zhyturit në skandalin e “Bankers”?

July 4, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al