Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila kërkoi lirimin nga qelia.
Pajtime Fetahu ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës. Dyshohet se ish-gjyqtarja ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.
Sipas SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete duke marrë në këmbim 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”