Thursday, May 15, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kartolina” e qeverisë/ Mjekë, gazetarë, aktorë, sportistë …, të gjithë në taksim

Editor by Editor
December 22, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Kartolina” e qeverisë/ Mjekë, gazetarë, aktorë, sportistë …, të gjithë në taksim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodian Tomori

Zotimin, që vetëm pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama e trumbetonte me të madhe se deri në vitin 2030 bizneset e vogla do të paguanin zero taksë, e mori era shumë shpejt.

Duke filluar nga 1 janari çekani i taksave do të bjerë mbi pjesën dërrmuese të bizneseve të vogla, praktikisht tek të gjitha ato që operojnë në fushën në shërbimeve. Dhe do të jetë i rëndë. Për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, taksa do të jetë 15 për qind. Për ato me xhiro mbi 14 milionë lekë, shkalla e taksimit të të ardhurave do të jetë 23 për qind.

Dy ditë më parë, qeveria miratoi një vendim ku përcaktoi listën analitike të të ashtuquajturave profesione të lirë.

“Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr.29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Kapitali.al publikon listën e aktiviteve që do të hyjnë në taksim dhe ajo përfshin praktikisht çdo shërbim. Lista përmban plot 170 aktivitete shërbimesh. (Kliko këtu për listen e bizneseve që futen në taksim nga 1 janari.)

Mjekë, mësuesë, gazetarë, aktorë, sportistë, konsulentë, agjenci publiciteti…, etj etj. Të gjithë këta nga data 1 janar do të provojnë darën e taksave të qeverisë. Kjo ishte dhurata e qeverisë për Vitit të Ri.

Taksim mbi xhiron

Problemi me profesionet e lira është se ato nuk kanë shpenzime. Ose i kanë të papërfillshme. Praktikisht e gjithë xhiro shkon si fitim për efekt taksimi. Ndaj norma e taksave zbatohet thuajse mbi xhiron.

Për bizneset e vogla, qeveria ka lënë një hapësirë që ato mund të zgjedhin me marrëveshje të njohin si shpenzime 30 për qind të xhiros. Ndërsa mbi 70 për qindëshin tjetër do të godasë taksa 15 për qind.

Fjala vjen, një profesionit i lire që ka arkëtuar 5 milionë lekë nga biznesi i tij do të mund të njohë si shpenzime maksimalisht 1.5 milionë lekë. Diferenca prej 3.5 milionë lekësh taksohet e plotë me 15 për qind. Që do të thotë se ky biznes duhet të paguajë 450 mijë lekë tatim mbi të ardhurat në vit. Me pak fjalë, gati 400 euro në muaj.  

Taksa zero është privilegj për miliarderët

Por një javë para se qeveria të dërgonte kartolinën e hidhur për profesionistët e lirë, ajo dërgoi një tjetër kartolinë. Këtë herë të ëmbël. Në mbledhjen e parafundit, qeveria miratoi statusin special për hotelin Ëhitë Roads në Dhërmi të kompanisë Gjikuria.

Statusi Special do të thotë zero tatim mbi të ardhurat, zero taksë ndikimi në infrastrukturë dhe vetëm 6 për qind TVSH për gjithçka. Më parë të njëjtin status e ka marrë edhe Balfin Group për hotelet në Palasë dhe në radhë janë të gjithë të mëdhenjtë e investimeve në turizëm.

Por korporatat e mëdha të resorteve nuk janë të vetmet që bëjnë biznes pa taksa. Të njëjtin privilegj e kanë edhe kompanitë e oborrit, që punojnë në fushën e IT-së. Për këto të fundit privilegji justifikohet me sebepin e zhvillimit e aktivitetit të programimit dhe kodimit në vend.

Pra kompanitë e mëdha të IT-së, që marrin tendera me fryrje të përbindshme kostosh nga buxheti i shtetit, paguajnë vetëm 5 për qind tatim mbi fitimin. Profesionistët e lirë do të paguajë 15 për qind të xhiros.

Siç e pat thënë dikur Abraham Lincoln, “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin.”

Previous Post

Prokuroria takon familjarët e Liridona Ademajt, për çfarë i njoftuan?

Next Post

Tre shqiptarët në stol, Empoli mposhtet nga Lazio

Next Post
Tre shqiptarët në stol, Empoli mposhtet nga Lazio

Tre shqiptarët në stol, Empoli mposhtet nga Lazio

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Goxhaj kërkesë KQZ: Pse nuk është publikuar pjesëmarrja e votuesve të 11 majit?

Goxhaj kërkesë KQZ: Pse nuk është publikuar pjesëmarrja e votuesve të 11 majit?

May 14, 2025
SPAK sekuestron celularin e shoqëruesit të Tom Doshit, kontrolle ndaj personave të lidhur me PSD-në në Shkodër

SPAK sekuestron celularin e shoqëruesit të Tom Doshit, kontrolle ndaj personave të lidhur me PSD-në në Shkodër

May 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al