Në Qarkun Dibër deri në tani janë numëruar 193 nga 222 kuti votimi në total për kandidatët preferenciale.
Mandatet në këtë qark do të ndahen mes Partisë Socialiste, e cila ka siguruar 3 deputetë dhe PD-ASHM që ka marrë 2 të tillë.
Nga lista e mbyllur e PS-së pjesë e Kuvendit të ri janë Blendi Klosi dhe Alma Selmani, ndërsa nga lista e hapur Agron Malaj ka siguruar më shumë vota, 12492 të tilla, me një diferencë të theksuar nga kandidatët e tjerë.
QARKU I DIBRËS
PS – 3 mandate
Blendi Klosi
Alma Selami
Agron Malaj (12492)
Jashtë Kuvendit deri tani
Murat Dani (6896)
Danjel Gjura (5798)
Dritan Selishta (1274)
Valentina Haliti (306)
Ndërkohë kandidatët demokratë që bëhen pjesë e Parlamentit të ri janë Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, pjesë e listët së mbyllur.
Ndërsa kandidatët e listës së hapur, pavarësisht votave të siguruara, nuk fitojnë ulëse në Kuvend, për shkak se në këtë Qark PD ka siguruar vetëm 2 mandate.
QARKU I DIBRËS
PD – 2 mandate
Xhelal Mziu
Jashtë Kuvendit
Denisa Vata
Perparim Spahiu (5346)
Xhemal Gjunkshi (4586)
Basir Collaku (4559)
Alketa Agolli (1190)
Ismail Uka (907)