Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kampet e refugjatëve, Kushtetuesja pezullon marrëveshjen Rama-Meloni

Editor by Editor
December 13, 2023
in KRYESORE, POLITIKE
0
Kampet e refugjatëve, Kushtetuesja pezullon marrëveshjen Rama-Meloni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin nga Kuvendi të marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin.

Bazuar në vendimin e Kushtetueses, Kuvendi nuk mund të miratojë në seancën e 14 dhjetorit ratifikimin e marrëveshjes, deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Më herët, Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke ngritur dyshime serioze për një koordinim mes kryeministrit Edi Rama dhe Gjykatës Kushtetuese, duke parë se Kuvendi afroi me një javë procedurën e miratimit nga Parlamenti të marrëveshjes.

“Edhe pse është njoftuar zyrtarisht për përshpejtimin e procedurave në Kuvend, mosveprimi në kohë i Gjykatës Kushtetuese për një çështje me natyrë urgjente, praktikisht asgjeson mundësinë e kontrollit kushtetues mbi përmbajtjen e marëveshjes, që detyrimisht shqyrtohet përpara ratifikimit.

Ky përbën aktin më të shëmtuar të dhunimit flagrant të Kushtetutës nga vetë Gjykata Kushtetuese, si një tjetër provë e kontrollit të plotë të saj nga Edi Rama. Asgjesimi i mundësisë së kontrollit kushtetuese, si një e drejtë kushtetuese e deputetëve të opozitës, është atentat ndaj shtetit ligjor dhe rrënon besimin e publikut tek paanësia dhe pavarësia e Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Bardhit kishte të bënte me faktin se Kushtetuesja nuk kishte marrë një vendim lidhur me kërkesën e depozituar nga ana e deputetëve të opozitës, që e cilësojnë si anti-Kushtetuese marrëveshjen e firmosur në Romë.

Reagimi i Bardhit:

Në një akt të paprecedent, me heshtje dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendimin për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me Marrëveshjen me Italinë për emigrantët, akt që shoqërohet me pezullimin e procedurës parlamentare të ratifikimit të saj nga Kuvendi. Shqyrtimi paraprak i kërkesës është një proces formal, që nuk kërkon shqyrtimin në themel dhe as kohë për analizë të thelluar.

Duke shfrytëzuar mosveprimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese, nën dyshimin serioz të një koordinimi mes tyre, Edi Rama urdhëroi Kuvendin që të afrojë me një javë procedurën e miratimit nga Parlamenti, duke e përfshirë në Rendin e Ditës të seancës së nesërme, datë 14 Dhjetor 2023.

Edhe pse është njoftuar zyrtarisht për përshpejtimin e procedurave në Kuvend, mosveprimi në kohë i Gjykatës Kushtetuese për një çështje me natyrë urgjente, praktikisht asgjeson mundësinë e kontrollit kushtetues mbi përmbajtjen e marëveshjes, që detyrimisht shqyrtohet përpara ratifikimit.

Ky përbën aktin më të shëmtuar të dhunimit flagrant të Kushtetutës nga vetë Gjykata Kushtetuese, si një tjetër provë e kontrollit të plotë të saj nga Edi Rama. Asgjesimi i mundësisë së kontrollit kushtetuese, si një e drejtë kushtetuese e deputetëve të opozitës, është atentat ndaj shtetit ligjor dhe rrënon besimin e publikut tek paanësia dhe pavarësia e Gjykatës Kushtetuese.

Duke shprehur mospajtimin me mosveprimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese dhe dhunimin flagrant të Kushtetutës prej saj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike apelon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që ti përmbahen betimit për t’ju nënshtruar vetëm Kushtetutes dhe jo interesave apo porosive politike të Edi Ramës. Ata duhet të heqin dorë mënjeherë nga bllokimi i shqyrtimit paraprak në kohë të kërkesës së deputetëve të opozitës, duke urdhëruar përpara ratifikimit të nesërm pezullimin e procedurës parlamentare.

Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë i vetmi udhërrëfyes i veprimtarisë së anëtarëve të Gjyaktës Kushtetuese, dhe jo pengmarrja me projektligj apo premtimi korruptiv i Edi Ramës për rritje të shfrenuara të pagave të tyre, në këmbim të dhunimit flagrant të Kushtetutës dhe rolit që Gjykata Kushtetuese luan në një shoqëri demokratike.

Previous Post

A po shkon drejt ndarjes me Xhensilën? Bes Kallaku thyen heshtjen…

Next Post

Bora dhe Donaldi do të bëhen prindër për herë të parë?

Next Post
Bora dhe Donaldi do të bëhen prindër për herë të parë?

Bora dhe Donaldi do të bëhen prindër për herë të parë?

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident tragjik në Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj në motor

Aksident tragjik në Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj në motor

July 8, 2025
Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

July 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al