Në një takim me komunitetin shqiptar në Selanik, përfaqësues të Koalicionit Euroatlantik kanë theksuar rolin vendimtar që diaspora shqiptare ka në të ardhmen e vendit.
“Shqiptarët që u detyruan të braktisin Shqipërinë nuk hodhën pas krahëve as identitetin, as krenarinë. Kudo ku jetojnë, ushqejnë ëndrrat për një Shqipëri më të mirë,” u shpreh kandidati i këtij koalicioni, Taulanda Jupi, duke nënvizuar se angazhimi me diasporën është thelbësor për të ndalur tranzicionin dhe për të hapur rrugën drejt zhvillimit dhe begatisë.
Ajo shtoi se shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet të presin më: “Meritojnë rezultate.”
Postimi
Shqiptarët që u detyruan të braktisin Shqipërinë🇦🇱, nuk hodhën pas krahëve as identitetin, as krenarinë.
Në Selanik apo kudo ku jetojnë shqiptarë të lirë, ushqejnë ëndrrat e pastra për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri.
Diaspora nuk është vetëm kujtim i Shqipërisë së të shkuarës, por është forca që mund ta ndryshojë Shqipërinë e të ardhmes.
Për këtë qëllim jemi sot me diasporën në Selanik. Me Koalicionin Euroatlantik, kemi një plan të qartë: të mbyllim njëherë e mirë kapitullin e tranzicionit dhe të hapim atë të zhvillimit dhe begatisë për të gjithë.
Sepse shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, nuk meritojnë të presin më, meritojnë rezultate.