Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Jo 28 por 23, tani nis puna më e vështirë për Sylvinhon

Editor by Editor
November 22, 2023
in Sport
0
Jo 28 por 23, tani nis puna më e vështirë për Sylvinhon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kuqezinjtë do të nisin përgatitjet për takimet që do të luajë në Gjermani, me besimin se në pjesëmarrjen e dytë do të bëjë më mirë se në debutimin e vitit 2016, duke shpresuar këtë herë që të kalojë të paktën fazën e grupeve.

Trajneri Sylvinho do të ketë një mision të vështirë, për të caktuar 23 lojtarët që do të marrë me vete në Gjermani.

Deri në qershor duhen ende dhe shumë muaj dhe padyshim do të ketë mundësinë të testojë të gjithë lojtarët në disa miqësore që do të përcaktohen në javët e ardhshme. Hapësira e radhës për kombëtaret do të jetë në muajin mars, ndërkohë që më pas në maj do të nisë dhe vrulli përfundimtar para nisjes së europianit.

Braziliani dhe stafi i tij do të monitorojnë me kujdes gjendjen e lojtarëve, ku prioritet do të kenë padyshim lojtarët që kanë dhënë kontribut në kualifikuese, diçka që edhe vetë tekniku e ka shprehur disa herë. Megjithatë, edhe nga grupi i lojtarëve që ka ftuar në grumbullimet e këtij vitit, Sylvinho do të jetë i detyruar të bëjë disa përzgjedhje, pasi vetëm 23 lojtarë mund të marrë me vete në Gjermani.

Nuk duhet harruar se në këto kualifikuese kanë munguar dy prej lojtarëve që konsiderohen si e ardhmja e kombëtares, Armando Broja që luan me Chelsea dhe Marash Kumbulla që është pjesë e Romës. Të dy këta lojtarë do ja bëjnë dhe më të vështirë përzgjedhjen e listës trajnerit të kuqezinjve, pa përmendur mundësinë e shpërthimit të ndonjë tjetër lojtari kuqezi, që mund të kthehet në një kandidaturë për europianin.

Trajneri do të ketë mundësinë që të marrë rreth 28 lojtarë në grumbullimin paraprak për në Gjermani, por më pas do i duhet të reduktojë listën në 23, çka do të jetë ndoshta dhe puna më e vështirë. Këtë edicion pjesa më e madhe e lojtarëve të Kombëtares po bëjnë mirë në skuadrat e tyre e tani do të motivohen akoma dhe më tepër për të fituar një biletë për në Euro 2024, por në anën tjetër do të shpresojnë dhe për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm, që mund t’i privojë nga ëndrra e madhe. /SS

Previous Post

“Prit të dalësh në gazetë”, zbardhet biseda e Ervin Matës në ‘Sky’/ Detajet

Next Post

Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme”

Next Post
Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme”

Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme”

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al