Aksion i policisë dhe IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Dhjetëra force policie bashkë me grupet e IKMT janë nisur drejt Thethit për të shembur ndërtimet pa leje.
Deri më tani nuk ka rezistencë nga ana e banorëve të cilët në aksionet e mëparshme kanë protestuar. Në total janë rreth 11 objekte për t’u prishur.
Aksioni pritet që të nisë në qendër të Thethit, ndërsa është e paqartë se për sa kohë do të vijojë.