Në momentin më delikat të Milanit, në skenë del edhe një herë Zlatan Ibrahimovic. Ibra u prezantua nga klubi një ditë më parë, por tifozët dhe i gjithë ambienti ende nuk janë të qartë se çfarë roli do të ketë suedezi në këtë rikthim të tij të tretë në Milano. Këshilltar i lartë i RedBird, Menaxher i lartë i Milan, me këto fjalë Ibra u prezantua zyrtarisht, por sërish nuk është e qartë se çfarë konsiston më saktë, çfarë fuqie marrë ish sulmuesi i famshëm.
Mediat italiane janë përpjekur të jenë më të qarta në këtë pjesë duke zbuluar se Ibra do të jetë një super menaxher i klubit, me fuqi të pakufishme. Me pak fjalë, Ibra do të jetë i lirë të shkojë në Milanelo në çdo moment, të takohet me Piolit apo lojtarët në çdo moment. Suedezi do të këtë fuqi edhe në lidhje me merkaton, të jap mendimin e tij për merkaton në hyrje dhe në dalje, madje edhe në negociojë personalisht.
Fuqia e tij shkon përtej zonës teknike, ai mund të këtë zërin e tij, ndikimin e tij edhe te presidenti Scaroni, pra me pak fjalë, një super menaxher i klubit me fuqi absolute, Ibra do të jetë zëri dhe mendja e pronarit Garry Cardinale.