Ish-kryeministri Berisha pas përfundimit të protestës, ka folur nga selia blu, ku u shpreh se ndihet më i fortë se kurrë dhe të gjitha vendimet e marra ndaj tij janë ilegjitime dhe një hakmarrje politike në shkelje me çdo parim të ligjit.
“Jam më i fortë se kurrë, i garantoj shqiptarëve se kjo kauzë do triumfojë. Kjo bandë që qëndron në pushtet në lidhje me krimin, drogën e vjedhjes se shqiptarë i ka kohët e numëruara.
Gjithçka e marrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet janë marrë si hakmarrje politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji të këtij vendi. Ju falënderoj për praninë tuaj dhe mirupafshim. Fitore, fitore, fitore”, u shpreh Berisha.