Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I dënuari për vrasje theu arrestin shtëpiak, ndëshkohen 4 policë

Editor by Editor
November 24, 2023
in AKTUALITET
0
I dënuari për vrasje theu arrestin shtëpiak, ndëshkohen 4 policë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Katër inspektorë policie janë pezulluar në Durrës. Mësohet se ata kanë qenë me shërbim, kur është larguar nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj, Afrim Kila për të cilin Gjykata e Apelit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

39-vjeçari është larguar nga ambientet e banesës që ndodhet në zonën e Manzës, menjëherë sapo Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e ka cilësuar fajtor për akuzën e vrasjes dhe e ka dënuar me 16 vite burg.

Kila është dënuar për vrasjen me dashje të ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Ishëm. Ai u lirua në arrest shtëpie për shkak se skaduan afatet e paraburgimit, edhe pse ishte dënuar 18 vite nga Gjykata. Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, pasi personi ishte përplasur me makinë, por më pas u zbulua se Kila kishte goditur me sende të forta dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me automjet.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë:

-Inspektorë B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës;

-Inspektor S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.

4 punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyrat, pasi kanë qenë me shërbim, kur është larguar nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj, shtetasi A. K., për të cilin Gjykata e Apelit, Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Ndërkohë, AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.

Previous Post

GJKKO rrëzon Malltezin, lë në fuqi vendimin për sekuestrot e pasurive

Next Post

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Begaj: Solli vetëm gëzim te shqiptarët

Next Post
Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Begaj: Solli vetëm gëzim te shqiptarët

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Begaj: Solli vetëm gëzim te shqiptarët

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Zbardhet skema – Kaçi e Avni Ponari i SIGAL & Co u vjedhin bonusin 500 mijë pronarëve të mjeteve

Zbardhet skema – Kaçi e Avni Ponari i SIGAL & Co u vjedhin bonusin 500 mijë pronarëve të mjeteve

June 30, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bregdeti në pisllëk, Blendi Gonxhe u ndan tenderin 2 miliardë lekë Shkëlqim Fushës dhe Arbër Abazit

Bregdeti në pisllëk, Blendi Gonxhe u ndan tenderin 2 miliardë lekë Shkëlqim Fushës dhe Arbër Abazit

July 1, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al