Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Hoxha zbulon si e solli Berisha “vërdallë” policinë

Editor by Editor
October 23, 2023
in KRYESORE, POLITIKE
0
Hoxha zbulon si e solli Berisha “vërdallë” policinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka dhënë detaje nga përpjekjet “titanike” të Policisë së Shtetit për t’i dorëzuar Sali Berishës vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar të marrin dokumentin dhe për këtë arsye policia ka tentuar disa herë, duke u paraqitur në selinë e PD dhe në banesë. Madje, drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku është thirrur në SPAK për të gjetur një zgjidhje.

Si përfundim, pasi kanë ardhur “vërdallë” disa herë, autoritetet e kanë dorëzuar dokumentin, duke e futur poshtë derës së banesës së Berishës.

Hoxha gjithashtu dha detaje nga arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas. Ai tha se policia i druhej një arratisje të mundshme, për shkak se Malltezi kishte fikur telefonin, ndaj arrestimi i krye në Rinas.

“Prokuroria e ka bërë kërkesën në datën 15, gjykata e ka mbajtur për pesë ditë dhe të premten ka vendosur arrest me burg për Malltezin. Detyrim paraqitje për Berishën dhe Bektashin. Në datën 20, vendimi i është komunikuar Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka filluar përpjekjet për lokalizimin e Malltezit dhe rreth mbrëmjes, telefoni që ka patur policia që përdorej nga Malltezi është fikur. Në atë moment policia kishte frikë se ai mund të largohej. Pra telefoni zyrtar i Malltezit ishte fikur dhe të shtunën policia nuk ka patur adresë, ka kërkuar në disa adresa. Ndërkohë në facebook vijontë komunikimin. Ai kishte qenë në Vlorë dhe më pas ka ardhur në Tiranë.

Arrestimi është bërë në Rinas, në kohën kur ka vajtur për të pritur bashkëshorten. Ndalimi është bërë para se bashkëshortja të zbriste nga avioni. I është bllokuar edhe një aparat celular, që është dërguar në laborator. Ndërkohë, vendimet që ka marrë gjykata, sot janë miratuar dy nga vendimet. Malltezi do të qëndrojë në arrest me burg

Dje dhe sot policia ka tentuar disa herë të kontaktojnë Berishën. Kanë vajtur disa herë, hapej dera e shtëpisë dhe askush nuk merrte vendimin. Sot u thirr Met Rrumbullaku në SPAK, që të gjenin një mënyrë se si ti jepnin vendimin Berishës. Kanë vajtur oficerët sot dhe nuk e merrte askush vendimin. Deri në orën 18:00, policia nuk e ka dorëzuar dot, por e kanë futur në një zarf dhe e kanë futur poshtë derës. Avokati i doktorit, vajti në seancë ndërkohë që Berisha nuk pranon të marrë dijeni për vendimin e gjykatës.

Tjetra, ju thatë që Berisha foli dy orë, por atë deklaratë që bëri sot, ai reagim duhet të bëhej në gjykatë dhe Berisha duhet të ishte në gjykatë. Berisha tha përgjigje për një vendim të gjykatës që nuk e pranon ta marrë. Personi del dhe flet në media, e ka marrë vesh çfarë bëhet fjalë, por nuk pranon të marrë vendimin. Policia ia ka futur zarfin poshtë shtëpisë, sepse nuk pranon ta marrë.

Nëse në orën 14:00 nesër, do të zhvillohet seanca. Besoj se do të shohim edhe avokatët e zotit Berisha, por kjo është situata ku ndodhemi. Fabula deri tani është, akuzohet zoti Berisha për një akuzë, Malltezi për dy dhe Bektashi për dy.

Pse Malltezi është vlerësuar me arrest në burg dhe biznesmeni Bektashi për korrupsionin aktiv, është lënë detyrim paraqitje?  Pra, paratë i ka dhënë Bektashi, përfituesi është Malltezi, që i mori paratë sepse ndërhyri te Berisha, i cili duke ndryshuar ligjet, krijoi mundësinë që ajo pronë të kthehej nga pronë shtetërore në truall ndërtimi. Kjo është pak a shumë akuza. Pra Berisha ka përgatitur dhe ndihmuar. Ky objekt me 26 mijë metra, a mund ta merrnin pronarët pa një fuqi madhore dhe ndërhyrje? A do ta merrnin dot?

Nëse kjo arrin të provohet se është bërë duke shkelur ligjin siç pretendon SPAK, këtu bie përgjegjësia mbi Sali Berishën, që është ndikuar nga dhëndri i vet për të vënë në lëvizje të gjithë strukturën shtetërore”, tha Hoxha.

Previous Post

A do hiqni dorë nga funksionet politike? Ja si përgjigjet Berisha…

Next Post

Kiara në pritje të një vajze, e konfirmon Luizi?

Next Post
Kiara në pritje të një vajze, e konfirmon Luizi?

Kiara në pritje të një vajze, e konfirmon Luizi?

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al