Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Historia e dhimbshme e familjes së Liridonës, si u arratisën nga Shqipëria dhe…

Editor by Editor
December 17, 2023
in KRYESORE, Rajoni
0
Darka e fundit e Liridonës, zbardhen detaje/ Si u fut në kurth nga Naimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e Liridona Ademaj cilësohet si një nga krimet më të rënda të dekadës së fundit, për shkak i rrethanave në të cilat është kryer.

Deri më tani janë dëgjuar e rrëfyer histori të ndryshme rreth Liridonës, bashkëshortit të saj Naimit, i cili ka pranuar se ka qenë inicuesi për të vrarë Liridonën e familjet e të dyve.

Aktivisti Idriz Zeqiraj, në një bashkëbisedim për ‘Bota sot’ ka folur rreth historisë së familjes së Liridona Ademaj.

Zeqiraj thotë tregon pak histori për origjinën e nënës Zyrafete të Liridonës.

“Origjina familjare e Zyrafete Ademaj, nëna e Liridonës, vjen nga familja Meshi nga Kusuri i Hasit, e arratisur nga Shqipëria në Kosovë, në vitet `50-a. Kjo familje, fillimisht, u vendos në Podujevë dhe që andej u bart në fshatin Lubozhdë, për t`u vendosur, më vonë, në Banjë të Istogut, Ganiu me familjen e ngushtë, njëri nga djemtë e plakut Hysen Meshi dhe tre djemtë të tjerë në vendbanimet përrreth. Familje e shkolluar dhe u punësuan, kryesisht, në arsim, përfshirë edhe vajzat. Familja Meshi e mbetur në Shqipëri, me dajallarët e tyre të fisit Paci, u goditën rëndë nga regjimi fashizoid-stalinist i Enver Hoxhës. Një i ekzekutuar me plumb zyrtar, një i varur dhe 150 vjetë burg të vuajtura. Në vitet `70-a dhe `80-a kemi vuajtur burgun e Burrelit, me njërin nga anëtarët e familjes të martirizuar Meshi”, rrëfen ai.

Zeqiraj tregon se, në Luftën e Kosovës, dy djemtë e familjes Meshi, Bashkimi dhe Afrimi, në Lubozhdë të Istogut, në përleshje ballore me policinë serbe, ranë dëshmorë.

“Ende -pa dhënë shpirt- ata, vëllai i tyre, Kujtimi, fyta-fytas, i rrëmben armën policit dhe i vret dy policët. Një hakmarrje dhe shpagim i përflakshëm, pa një rast të dytë! Ai me dy kunatat e veja, i rritën, edukuan dhe shkolluan të 6 (gjashtë) fëmijtë jetimë, të dëshmorëve të lirisë. Nisur nga kjo lidhje e tërthortë, sapo mësova për vrasjen monstruoze të Liridonës, shkrova se trupi i pajetë i saj të zhvendoset nga varrezat e Cërmjanit, në fshatin lindak Rracaj. Jo pse fshatrat kishin 25 km., distancë, por nuk kishte asnjë kuptim që Liridona të prehej atje, së bashku me jetëmarrësit e saj kriminelë brutalë”, tregon ai.

Ai thotë se, “në Facebook, ngushëllova familjen e Liridonës, tashmë, vetëm Ademaj, siç lëshoi porosinë xhentile emërtuese, juristja e diplomuar Tearca Kica-Xhelili, duke shënuar edhe numrin e telefonit tim. Në mbremjen e asaj dite, me telefonoi Leonardi, vëllai i Liridonës: “Kemi kërkuar nga Prokuroria zhvarrimin e Liridonës në varrezat tona”,- më tha ai. Ishim të një mendje që vendin e hakmarrjes, ta zejë drejtësia, me besimin e një trajtimi korrekt ligjor”.

Zeqiraj thotë se ҫështja e dy fëmijëve të Liridonës, një breng që brenë, për gjyshërit Ademaj. Pasja e tyre në përkujdesje, lehtëson dhimbjen, sikur ta kenë gjysmë Liridone në familjen e tyre.

“Vëllai me familje jeton në Gjermani, tri motrat në Zvicër dhe një në Kosovë. Unë jam i fejuar, prindërit e moshuar nuk mund t`i lëmë të vetmuar. Aktualisht, fëmijtë janë te gjyshërit Murseli, sepse në familjen tonë gjendja është tmerruese, gjithë lot e vajë dhe fëmijtë do ta kuptojnë tragjedinë e nënës së tyre. Zgjidhja e pranueshme e tashme, do të ishte përkujdesja shtetërore suedeze”, – sqaroi Leonardi, përmes dhimbjes të skajshme”, tregon Zeqiraj.

Previous Post

A është shtatzënë? Bora dhe Donaldi u përgjigjen të gjitha pyetjeve

Next Post

Aksident i rëndë, po bënin gara me makina përplas 3 të rinjtë. Ndërrojnë jetë

Next Post
Aksident i rëndë, po bënin gara me makina përplas 3 të rinjtë. Ndërrojnë jetë

Aksident i rëndë, po bënin gara me makina përplas 3 të rinjtë. Ndërrojnë jetë

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Elona Agolli merr 102 milionë lekë për rinumërimin e votave, ia jep Celibashi me tender sekret

Elona Agolli merr 102 milionë lekë për rinumërimin e votave, ia jep Celibashi me tender sekret

July 1, 2025
Blendi Gonxhe dhe Islam Mana gati për pranga? Ia shesin truallin 50 mijë m2 të Rafinerisë së Cërrikut Pëllumb Betës për 3.5 milionë lekë

Blendi Gonxhe dhe Islam Mana gati për pranga? Ia shesin truallin 50 mijë m2 të Rafinerisë së Cërrikut Pëllumb Betës për 3.5 milionë lekë

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al