Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

Editor by Editor
June 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një punonjës i thjeshtë i kompanisë së ndërtimit Salillari, që deri dje ngjiste asfalt nën vapën e verës, sot rezulton i licencuar për të ngritur një park fotovoltaik me kapacitet 82 megawat në Fier. Investimi për ndërtimin e një centrali të tillë diellor kërkon një vlerë që shkon në gati 80 milionë euro. Por kush është Ëngjëll Agalliu? I lindur në Terpan të Beratit, 40 vjeç, Agalliu rezulton sot si pronar i Albanian Solar Power.

Vendimi u mor disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, i cili miratoi ndërtimin dhe operimin për 49 vjet të një centrali fotovoltaik në fshatin Boçove të Fierit, në emër të kompanisë ‘Albania Solar Power’. Ky investim është nga më të mëdhenjtë në vendin tonë në fushën e energjisë diellore.

Nga kërkimi në QKB, shihet se kompania është krijuar në shkurt të vitit 2024, me një kapital modest prej 100 mijë lekësh të vjetra. Siç shihet në QKB, Agalliu nuk ka dorëzuar as bilance dhe as të dhëna të tjera. Mbetet e paqartë se si kompania e re ka siguruar tokën në Boçovë të Fierit, ku do të ngrihet parku diellor.

Në rastet e mëparshme, praktika më e zakonshme ka qenë marrja me qira e tokës shtetërore nga bashkitë, një proces që kërkon transparencë dhe konkurrencë.

Sesi do të procedohet në këtë rast ende nuk dihet. Ndërkohë që, ZËRI mësoi se në fakt Ëngjëll Agalliu ka qenë pjesë e kompanisë Salillari, ku ka punuar si punonjës asfalti. Një fakt i tillë shihet edhe nga gjurmët në rrjet. Por sapo në media doli lajmi se ai kishte marrë lejen për ndërtimin e një centrali diellor, profili i tij në Facebook u mbyll, ndërsa profili në Linkedin u retushua. Nga Engjell Agalliu, shihet vetëm si Angelo T.

Previous Post

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

Next Post

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të plotë në një tjetër qark

Next Post
Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të plotë në një tjetër qark

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të plotë në një tjetër qark

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shpërndanin kokainë në Mykonos, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar; njëri prej tyre nën hetim nga SPAK

Shpërndanin kokainë në Mykonos, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar; njëri prej tyre nën hetim nga SPAK

June 9, 2025
Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

June 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al