Avokati dhe njëherazi kandidati për deputet i PD-ASHM, Altin Goxhaj, i ka bërë thirrje publike qytetarëve të Tiranës, që të refuzojnë dorëzimin e fotokopjeve të ID-së dhe dokumentave të pronësisë, te ‘operatorët’ e UKT-së pasi është një kërkesë e paligjshme.
Në një njoftim për shtyp, Goxhaj ka denoncuar se me urdhër të Edi Ramës, i cili është tashmë edhe kryetar i Bashkisë Tiranë, këta ‘operatorë’ janë patronazhistë që po mbledhin të dhëna nga qytetarët për t’i përdorur për zgjedhjet e 11 majit.
Mos dorëzoni fotokopjet e kartës së identitetit dhe dokumentave të pronësisë “operatorëve” të Ujësjellësit (UKT)! Është kërkesë krejtësisht e paligjshme! Janë patronazhistë që po mbledhin të dhënat tuaja!”, thuhet në njoftimin e Goxhaj.
Kandidati Altin Goxhaj thirrje qytetarëve të Tiranës:
“Mos dorëzoni fotokopjet e kartës së identitetit dhe dokumentave të pronësisë “operatorëve” të Ujësjellësit (UKT)! Është kërkesë krejtësisht e paligjshme! Janë patronazhistë që po mbledhin të dhënat tuaja!”
Goxhaj: Jam si çdo ditë para portës së folesë së qyqe Soros ku zogu i qyqe Soros, Edi Rama e ka folenë këtu. Jam këtu sepse ky është kryetari i Bashkisë Tiranë dhe ujësjellësi u ka sjellë një letër bashkë me faturën e ujit. Në këtë fletë thuhet se ju duhet të dorëzoni në Bashkinë Tiranë, më saktë te ujësjellësi te patronazhistët e ujësjellësit, certifikatën e pronësisë, kontratën e shit-blerjes dhe të gjithë dokumentat e pronës tuaj.
Mos i dorëzoni!
Këtu ka dhe dy numra telefoni të paligjshëm që janë patronazhistëve që thonë që do vijnë operatorët e terrenit, që janë patronazhistë. Çojini një kërkesë zyrtare bashkisë:
-Mbi çfarë ligji të jap unë dokumentat e pronësisë time tek UKT?
-Mbi çfarë ligji të jap dokumentat e pronës, trashëgimisë, certifkatë pronësie, aktin e shit-blerjes, kush është bashkia që e ka këtë të drejtë? Shteti nëse e do e ka në Kadastër.
Ato dokumenta i ke vetëm ti, noteri dhe kadastra.
Nëse i duan të ndjekin ligjin dhe t’i marin, ti mos ia jep. Ata po mbledhin të dhëna për ty dhe do u sjellin një patronazhist te shtëpia jote. REFUZOJE!
Mos e bëni atë gabim, mos i dërgoni patronazhistëve të UKT letrat e pronësisë tuaj! Mos e bëni këtë gabim!