GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak Jamarbër Malltezin lidhur me dosjen “Partizani”.
Malltezi kishte kërkuar revokim të masës së sigurisë, ndërkohë që gjykata i ka caktuar një garanci pasurore prej 3 milionë lekësh.
Dosja kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit. Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.