Gazetari Armand Maho ka publikuar kartelën klinike të kryeministrit Rama ku shkruhet ‘Psikoza afektive ose crregullimi antisocial i i personalitetit!”
“Për të kuptuar me mirë, se çfarë ndodhi dje ne sheshin Skenderbej dhe pse i kish vene të kercenin si majmuna ata qe pretendojne te na drejtojne per kater vite e tregon me mire kartela klinike e nxjerre nga njerzit qe sot behen cope per Ramen!” shkruan Maho
Postimi i plotë
Për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi dje në sheshin “Skënderbej” dhe pse i kishin vënë të kërcejnë si majmunë ata që pretendojnë të na drejtojnë për katër vite, e tregon më mirë “kartela klinike” e nxjerrë nga njerëzit që sot bëhen copë për Ramën!
Natyrisht, “kartela” është zhdukur, por gjurmët kanë mbetur.
Ajo që duket se e ka kuptuar më mirë “sëmundjen” e liderit është Bela.
Psikoza afektive ose çrregullimi antisocial i personalitetit
“Karakterizohet nga veprime të vazhdueshme antisociale apo kriminale, por nuk është sinonim i kriminalitetit.
Më tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale, që përfshin shumë aspekte të zhvillimit. Këta persona paraqiten si normalë, por historia e tyre zbulon çrregullim të funksionimit jetësor. Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshjet fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete të tjera ilegale janë të pranishme që në fëmijërinë e tyre.
Demonstrojnë mungesë ankthi ose depresioni, çka nuk përputhet me situatën e tyre, dhe shpjegimet për sjelljet antisociale bëjnë që ata të duken si pa mend. Kërcënimet për vetëvrasje dhe preokupimet somatike mund të jenë të shpeshta.
Shpesh impresionojnë observuesin me inteligjencën e mirë verbale. Janë manipulues, abuzues fizikë – kryesisht ndaj partnerit apo fëmijës së tyre. Edhe klinicistët më të mirë mund të mashtrohen nga këta pacientë.
Ata rrallë paraqiten në mjediset e kujdesit të shëndetit mendor, por ka mundësi të përfundojnë në gjyqe, burgje apo në pavijonet e urgjencave.
Rastet kur paraqiten në klinika të shëndetit mendor ndodhin zakonisht pasi sillen kundër dëshirës së tyre ose përpiqen t’i shmangin pasojat ligjore të një veprimi të fundit.”