FSHF synon evidentimin e futbollistëve cilësor në qarkullim, të denjë për të dhënë një kontribut të çmuar për kuqezinjtë në të ardhmen. Sipas Bild, Federata Shqiptare e Futbollit po insiston për të afruar në Kombëtare sulmuesin 19-vjeçar të Mainz, Brajan Gruda.
Gruda ka zhvilluar 5 ndeshje me Gjermaninë U21, gjithsesi diçka e tillë nuk përbën problem, pasi lojtari mund të veshë fanellën e Shqipërisë. Në Gjermani frikësohen për një largim të mundshëm të futbollistit, çka do bënte që “Panzerat” të humbisnin shërbimet e një talenti që premton shumë për të ardhmen.
Brajan Gruda luajti dy sezone me Mainz U19, ndërsa edicioni aktual është i dyti për skuadrën A. Afrimi i tij në Kombëtaren kuqezi do të ishte i mirëpritur, duke patur parasysh cilësitë e jashtëzakonshme.