Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Në momentin e hyrjes ai nuk ka dhënë prononcim për gazetarët.
Nuk dihen arsyet e thirrjes së tij nga SPAK, nëse do merret në pyetje për ndonjë çështje ndaj tij, si person në dijeni për çështje të tjera, apo për kallëzimet që ka bërë në emër të Partisë Demokratike.
Noka ka qenë i vetëm dhe pa asnjë dokument me vete.