Saturday, July 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Fjalimi skandaloz/ BIRN: Olta Xhaçka sulmoi me fyerje mediat dhe opozitën

Editor by Editor
April 11, 2024
in POLITIKE
0
Fjalimi skandaloz/ BIRN: Olta Xhaçka sulmoi me fyerje mediat dhe opozitën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një fjalim para procesit të votimit për të zbatuar një vendim të kësaj gjykate që detyron Kuvendin të dërgojë pranë kësaj gjykate për interpretim mandatin e saj, Xhaçka i quajti gazetarët “inkuizitorë”, “gjobaxhinj” dhe “snajperistë”, ndërsa kolegët opozitarë si “lecka”.

“Nuk mund të ndjej tjetër përveçse turp dhe neveri që në gojën e një zonje të rrotullohet gjuha e gjyqtarëve dhe prokurorëve popullorë, por dhe e snajperistëve mediatikë që vënë gjoba shumë të majme…”- e nisi fjalën Xhaçka.

Ajo replikoi me deputeten e PD-së, Eralda Tase, e cila e akuzoi se kishte përdorur politikën për t’u pasuruar në mënyrë të dyshimte duke iu referuar deklaratave të pasurisë së Xhaçkës.

Më tej deputetja socialiste e quajti debatin për mandatin e saj si absurditet që kishte nisur sipas saj, “në ekranet e akuzave të qepura me porosi dhe në portalet e gjobave të vëna me babëzi”.

Xhaçka po ashtu pretendoi se Gjykata Kushtetuese e kishte shqyrtuar mandatin e saj. “…Shqyrtoi provat reale, jo ato të gjyqeve të ekraneve politike…,” u shpreh ajo duke iu referuar në fakt seancave gjyqësore që shqyrtuan përplasjen e kompetencave mes 1/10 së deputetëve dhe Kuvendit.

Pas mbrojtjes më shumë se 1-vjeçare që mazhoranca ka ndërmarrë ndaj Xhaçkës në kurriz të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo u sugjeroi deputetëve që të tregonin sovranitet.

“Sot Kuvendi s’ka çfarë voton fare për mua, se çështjen time GJK e ka pasur dhe e ka pushuar,” spekuloi ajo.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflik interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Kompania, e cila shfaqet në dokumente si menaxhere e aktivitetit, është një kompani që u pretendua si kompani amerikane, por që rezulton në pronësi të kunatës së Xhaçkës, partneres së vëllait. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk u kursye ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa theksoi se kjo e fundit ka mandat antikushtetues.

Opozita e akuzoi Xhaçkën se me mbrojtjen politike po tregonte se kishte frikë të përballej me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, pasi ishte e vetëdijshme se do humbasë mandatin e deputetit.

“Ta vendosë drejtësia, pse fshiheni kaq shumë?”- e pyeti kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, duke shtuar “ditën që ky Kuvend gris vendimet e Gjykatës Kushtetuese për hatrin tënd dhe të burrit tuaj, ky nuk është më Kuvend, por katundi i Edi Ramës …”.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën.

Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që Gjykata Kushtetuese del në këtë përfundim./ BIRN

Previous Post

Një lumturi kaq e madhe”, Bora Zemani konfirmon se është në pritje të ëmbël

Next Post

Në sy të të birit, 39-vjeçari vritet me plumb në kokë pas sherrit me disa të rinj

Next Post
Në sy të të birit, 39-vjeçari vritet me plumb në kokë pas sherrit me disa të rinj

Në sy të të birit, 39-vjeçari vritet me plumb në kokë pas sherrit me disa të rinj

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

Skandali i Bankers Petroleum nuk ka mbërritur në veshin e opozitës. Ende asnjë reagim nga PD për mashtrimin 20-vjeçar të kompanisë

July 4, 2025
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

July 4, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al