Sunday, May 18, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Fjalimi me socialistët/ Çfarë harroi Rama në Shkodër

Editor by Editor
March 10, 2024
in KRYESORE, POLITIKE
0
Fjalimi me socialistët/ Çfarë harroi Rama në Shkodër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur fitoi bashkinë më të madhe të veriut me gati 10 mijë vota diferencë, kryeministri Edi Rama e bën gjithnjë e më shpesh rrugën e Shkodrës. Jo vetëm se ndjehet më mirë, për shkak të atij që e quan një “kontrast në buzëqeshjen e njerëzve, për t’u afruar, për të dhënë dorën”, por edhe për ta përforcuar narrativën sikur fitorja e socialistëve në Shkodër erdhi nga një vendim i qytetarëve për t’u ndarë nga e shkuara.

Në takimin me drejtuesit e organizatave socialiste këtë të dielë, jo rastësisht Rama e përshkroi me humor Benet Becin si një njeri që “nuk thotë dot një fjalë për ato të tjerët, se nuk ia bën shpirti”, ndërsa bëri thirrje që “të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët që në Shkodër”.

Ra në sy gjatë takimit se Rama la porosi për drejtuesit e organizatave socialistëve që t’u thonë njerëzve se “dyert tona janë të hapura për të gjithë” duke vazhduar se “sa më shumë larmi dhe diversitet të kemi brenda organizatave tona, aq më shumë njerëzit do të na besojnë që ne e kemi vërtet shumë seriozisht shkëputjen nga ato dogma dhe ato ndasitë e së shkuarës, që kemi rënë pre e tyre në komunitete të ndryshme”.

Në pamje të parë duket se strategjia që sugjeron Rama për mesazhin politik që duhet përçuar në Shkodër është i duhuri. Duke qenë tradicionalisht pakicë, socialistët duhet të punojnë për t’i shuar sa më shumë dallimet me palën tjetër në mënyrë që të përfitojnë nga ngjyra gri që krijohet në mes grupimeve partiake.

Gjithsesi, narrativës që përdor Rama për 14 Majin e Shkodrës i mungojnë disa fakte. Sepse për të fituar Shkodrën, Edi Rama pati nevojë për disa “shtrëngime duarsh” që sot nuk dihet se pse, por nuk i përmend fare.

Aleanca me Bajrat

Pak muaj më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha publikoi disa pamje të rënda që vërtetonin qartë përdorimin e krimit nga Partia Socialiste në një proces zgjedhor. Në rrugët e Shkodrës në 14 Maj lëvizte një auto-kolonë e gjatë makinash, me të cilat udhëtonin emra të famshëm të botës së krimit, të njohur si grupi Bajri.

Në një prej mjeteve ishte një prej anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste, Erald Bushi i cili bashkë me grupin inspektonin qendrat e votimit, duke takuar herë pas here zyrtarët e Partisë Socialiste, për t’u siguruar se votimi po shkonte sipas planit. Në këtë grup “inspektimi” që përdori PS ishin Enver Bajri, Denis Brajoviq, Erogen Brajoviq, Samet Halluni etj.

Disa prej antarëve të grupit Bajri u goditën disa muaj më pas nga një operacion i SPAK që zbuloi një rrjet të vrasjeve me pagesë që funksiononte në Shkodër me ndihmën e policisë dhe të prokurorisë.

Duhet thënë se në zgjedhjet e 14 Majit, Partia Demokratike humbi rreth 15 mijë vota dhe se në këtë proces u regjistrua pjesëmarrja më e ulët ndonjëherë në zgjedhjet e Shkodrës.

Aleanca me Tom Doshin

Edhe pse Tom Doshi është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk e zhbën rolin e tij thelbësor në rezultatin e 14 Majit. Kjo mund të jetë një temë tabu në fjalimet publike të kryeministrit apo të socialistëve, por ndihmën që i dha Benet Becit, Tom Doshi e ka theksuar publikisht në një intervistë pas zgjedhjeve.

“Pa PSD-në, Benet Beci nuk fitonte. Pra, janë votat e mia. Edhe në 2005-ën, në mazhoritar jam deputeti më i votuar në një zonë të djathtë me vetëm 18% elektorat të majtë.

Dhe këtu i dhemb Berishës sepse i kam marrë elektoratin e djathtë. Edhe kësaj radhe jam rritur me 3 mijë vota në vetëm në bashkinë e Shkodrës. Janë pjesa e djathtë që kanë ardhur tek unë sepse nuk besojnë më tek Berisha, nuk besojnë më tek Basha. Lul Basha shkon e bën takime nëpër hyrje pallati me Taulant Ballën, ça me i besu atij? E kanë shit partinë e tyre.

Ai (Berisha) më thotë mua se nuk kam dalë të bëj fushatë. Unë fushatën e kamë bërë me rrjetet sociale. E kam bërë me Instagram, e kam bërë me tiktok, e kam bërë me Facebook… Ai bën mitingje. Ai kujton se bëhet fushata me mitingje” – tha Doshi.

Sipas tij në Shkodër, PD-ja e vulës punoi kundër Bardh Spahisë së koalicioni Berisha – Meta.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” – tha Doshi disa ditë pasi PS kishte fituar bashkinë më të madhe në veri.

Aleanca me biznesmenin Agron Çela

Në fund të vitit 2022, socialistët arritën të bëjnë për vete biznesmenin-deputet të LSI-së, Agron Çela. Në zgjedhjet e fundit ai kishte marrë 2656 vota preferenciale, që në zgjedhjet e 14 Majit mund të bënin diferencën e artë. Se përse kaloi Agron Çela nga LSI tek Partia Socialiste kjo nuk u sqarua asnjëherë.

“Në regjimin e Edi Ramës çdo gjë mund të ndodhë. Kush është shqetësimi këtu? Iku një deputet i opozitës që nuk foli kurrë kundër qeverisë? Ka votuar ndonjëherë kundër qeverisë? Jo s’ka votuar” – tha Meta.

Në fakt, më shumë se një humbje për LSI, kapërcimi i Agron Çelës në radhët e socialistëve ishte pjesë e planit për të fituar bashkinë nëpërmjet mjeteve ekstra-politike. 

Nuk është çudi që kuajt e betejës të zëvëndësohen për zgjedhjet e 2025. Për më tepër që Bajrave u doli sërish punë me drejtësinë pas përgjimeve të SKY ECC, ndërsa Tom Doshi e pranon edhe vetë që bashkëpunimi me Ramën nuk është më ai që ka qenë.

Situata ka ndryshuar edhe nga këndvështrimi i socialistëve. Në vend të financave të biznesmenit Tom Doshi, ata mund të përdorin tani buxhetet e qeverisë dhe të bashkisë, kombinuar së bashku.

Ndërsa për presionet e të fortëve ndaj votuesve kanë dalë në plan të dytë. Prokurorët e SPAK-ut i kanë bërë Edi Ramës një dhuratë, që asnjë bandit nuk ia garantonte dot ndonjëherë; arrestimin e kreut të opozitës./Lapsi.al

Previous Post

VIDEO e momentit të vrasjes së shqiptarit në Itali

Next Post

Klienti shqiptar e hodhi nga kati i dytë, 22-vjeçarja nga Venezuela ushtronte prostitucion në Durrës

Next Post
Klienti shqiptar e hodhi nga kati i dytë, 22-vjeçarja nga Venezuela ushtronte prostitucion në Durrës

Klienti shqiptar e hodhi nga kati i dytë, 22-vjeçarja nga Venezuela ushtronte prostitucion në Durrës

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm
KRYESORE

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

by Editor
May 12, 2025
0

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në qarkun e Lezhës, ku pas numërimit të 141 nga 245 qendra votimi, Koalicioni...

Read moreDetails
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

May 16, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al