Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FAKTET/ Kush fshihet pas “Magjistares” Erinda Lutaj që do ndërtojë kullën me 35 kate në Laprakë me lekë xhepi. Lidhjet me Frida Krifcën dhe grupet e Vlorës

admin by admin
September 1, 2024
in AKTUALITET
0
FAKTET/ Kush fshihet pas “Magjistares” Erinda Lutaj që do ndërtojë kullën me 35 kate në Laprakë me lekë xhepi. Lidhjet me Frida Krifcën dhe grupet e Vlorës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë pas deklaratës, se do ndërtohen më shumë kulla në Tiranë, Edi Rama firmosi lejet për 11 kulla të tjera, një ndër të cilat është leja për kullën “Top Seven Tower” me 35 kate në Laprakë, etiketuar si “Kulla e Lutajve” ku nuse është Frida Krifca, ish-drejtoresha e 135 milionë Eurove të zhdukura, që BE i solli për fermerët e Shqipërisë.

Edhe Lutajt kanë të drejtë të merren me biznes ndërtimi, por në këtë leje kulle, ka diçka që nuk shkon logjikisht si vlerë investimi, ligjërisht si e drejtë për leje ndërtimi e penalisht si burim financimi, sepse lejes i mungojnë deklarimet e burimeve financiare që llogariten në 80 milion Euro.

Ku do t’i gjejë 80 milionë Euro, “magjistarja” Erinda Selaudin Lutaj, pronarja e firmës “Top Seven Construction Sh.p.k”, që ka marrë lejen për investimin dhe ndërtimin e kullës “Top Seven Tower” në Laprakë?!

Sepse aktualisht, kjo firmë është krijuar më 9 qershor 2023 nga Erinda Lutaj, ndërsa pas 3 muajsh nga krijimi, ka dorëzuar kërkesën në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe në Bashkinë e Tiranës, për të marrë lejen e kësaj kulle.

Sipas dosjes tatimore, kjo firmë ka vetëm 1 milion lekë kapital, të cilat, sipas deklarimit të administratorit Bledi Shkëmbi, i ka marrë borxh me këste nga 8300 lekë në muaj prej kompanisë “Top Seven Sh.p.k”.

Aktualisht, kompania e Lutajve “Top Seven Construction Sh.p.k” që do financojë dhe ndërtojë kullën me vlerë 80 milionë Euro, ka vetëm 3 punëtorë dhe ka deklaruar 960 milionë humbje, ndërsa pronarja Erinda Lutaj, rezulton kliente “në kërkim” nga bankat, për 3 kredi të pa shlyera në vlerë totale 192 milionë lekë, marrë në emër të firmës tjetër “Top Seven Sh.p.k”.

Më 19 shkurt 2024, zyra përmbarimore “A.Vako” me Urdhër Nr. 100 Prot. e Dosje Nr. 1869, i vendosi ndërtueses së kullës, Erinda Lutaj, sekuestro 100% të aksioneve të firmës “Top Seven Sh.p.k”; por brenda 24 orësh, më 20 shkurt 2024, sekuestro iu hoq me ndërhyrje nga lart.

Mund të thuhet, se financimin e kullës 35 kate të Lutajve, do ta bëjë kompania e tyre “Top Seven Sh.p.k”, por dhe kjo ka 98 milionë lekë kapital, ndërsa vlera e investimit është 80 milionë Euro; veçse nëse do përdoren dhe milionat që ka zhvatur nusja e tyre Frida Krifca nga fondet e BE.

Nga të dhënat që ka siguruar “Pamfleti” nga anti-krimi në Vlorë e në Tiranë, zbulojnë se prapa emrit të Erinda Lutajt që ka marrë lejen për ndërtimin dhe investimin e kësaj kulle bashkë me Lutajt e Frida Krifcës, qëndron banda e Vlorës “Orgest Birçaj” e trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Spanjë e Dubai, një prej të cilëve (Bledar Birçaj) u vra më 10 maj 2021 në Vlorë për pazare të prishuara.

Saktësojmë, se deri më 15 janar 2021, krye-trafikanti Orgest Birçaj ka qenë administrator i kompanisë “Top Seven Sh.p.k”, ndërsa aktualisht figuron Drejtor Shitjesh me pagë mujore 1.2 milionë lekë në këtë kompani, por “de facto” është drejtuesi dhe financuesi i saj kryesor./ Marrë me shkurtime nga Pamfleti 

Previous Post

Salah lëshon “bombën”, njofton papritur largimin nga Liverpool

Next Post

“Kur do i vëmë flakën dasmës?”/ Ronaldo e ngacmon me pyetjen, Ilnisa e ka gati përgjigjen

Next Post
“Kur do i vëmë flakën dasmës?”/ Ronaldo e ngacmon me pyetjen, Ilnisa e ka gati përgjigjen

“Kur do i vëmë flakën dasmës?”/ Ronaldo e ngacmon me pyetjen, Ilnisa e ka gati përgjigjen

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

June 9, 2025
Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin në krim

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin në krim

June 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al