Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Faktet e pakundërshtueshme që drejtësia duhet të shohë për Bashkinë e Tiranës

Editor by Editor
April 25, 2024
in KRYESORE, POLITIKE
0
Faktet e pakundërshtueshme që drejtësia duhet të shohë për Bashkinë e Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ola Xama

Marrëveshja e bashkëpunimit për depozitimin e dherave mes koncesionarit të Sharrës dhe tre agjencive në varësi të Bashkisë së Tiranës është forma më flagrante se si dhunohen ligjet në Shqipëri. Ligji për koncesionet dhe partneritetin publik privat përcakton qartë se kush ka kompenteca për të lidhur shtesa të kontratës koncesionare ose marrëveshje: vetëm Autoriteti Kontraktor.

Në marrëveshjen e lidhur mes tre drejtorëve të bashkisë dhe Integrtaed Energy Bv Spv nuk citohet asnjë bazë ligjore, sepse kontrata nuk ka asnjë bazë ligjore. Drejtorët kanë dalë jashtë kompetencave që i njeh ligji dhe kanë nënshkruar një marrëveshje pa patur asnjë të drejtë ta bëjnë këtë!

Kush u kërkoi atyre t’i japin treg një firme private? Përse kur Bashkia Tiranë kishte përfaqësuesit e saj në Komisionin e Dhënies së Koncesionit nuk kërkoi që në planin e të ardhurave të koncesionarit të përfshiheshin dhe dherat? Kur e konstatoi këtë mangësi, përse nuk i kërkoi Autoritetit Kontraktor rinegocimin e kontratës dhe reflektimin e termave financiare të saj?

Ligji për koncesionet e përcakton qartë se shtesat e kontratave nuk duhet të dalin mbi dokumentat bazë të tenderit, ku pikat kryesore janë vlera e kontratës, kohëzgjatja kohore (jo më shumë se 35 vjet) dhe plani financiar. A ndryshuan këta tregues pas marrëveshjes për depozitimin e dherave dhe inerteve? A u shtuan të ardhurat për koncesionarin? Përse nuk u reflektuan në tarifën e depozitimit të mbetjeve të ardhurat shtesë? Nëse nuk u zgjodh ky variant, përse nuk u negocua kontrata dhe të ardhurat që dalin mbi skenarin bazë të ndaheshin përgjysëm me shtetin? A e ka lexuar njeri që marrëveshja është pa afat kohor, nocion që nuk e njeh as Kodi Civil?

Për mua kjo kontrata është ‘letër bakalli’ dhe kush e zbaton, nuk zbaton por shkel ligjin. Veprimi i parë i prokurorisë duhet të ishte pezullimi i saj dhe hetimi i personave që e kanë nënshkruar. Të tre ata drejtues dhe personi që i ka bërë bashkë, kanë çuar para te një firmë private pa patur asnjë të drejtë dhe duke shkaktuar dëm ekonomik për palën e shtetit dhe publikut. E gjithë kjo jo në kurriz të ndërtuesve, por publikes. Në fund paratë e dherave paguhen te çmimi i shtëpive që rritet pafundësisht.

Rastet që janë publikuar pastaj që disa kompani përjashtohen nga tarifa e dherave sepse ashtu kërkojnë përfaqësuesit e Bashkisë dhe bëjnë kleringje me apartamente, zbardh të gjithë panoramën se nuk bëhet fjalë për padituri të ligjit, por keqpërdorim të tij për përfitime të paligjshme.

Faktet e pakundërshtueshme që drejtësia duhet të shohë janë dy qëndrimet e kundërta të Bashkisë Tiranë: kur i shtohen para koncesionarit sillet si Autoritet Kontraktor dhe kur duhet të marrë masa ndaj tij për inceneratorin që nuk ekziston thotë nuk e kam këtë rol!

 

Previous Post

Takimi i Ramës në Athinë/ Hoxha: Ka angazhuar biznesmenët për të…

Next Post

Java e derbit Tirana-Partizani, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të përjetshëm

Next Post
Java e derbit Tirana-Partizani, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të përjetshëm

Java e derbit Tirana-Partizani, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të përjetshëm

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Zbardhet skema – Kaçi e Avni Ponari i SIGAL & Co u vjedhin bonusin 500 mijë pronarëve të mjeteve

Zbardhet skema – Kaçi e Avni Ponari i SIGAL & Co u vjedhin bonusin 500 mijë pronarëve të mjeteve

June 30, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçar i vënë në pranga në Fier

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçar i vënë në pranga në Fier

July 1, 2025
Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al